Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا آمِنُوا بِاللَّهِ وَرَسُولِهِ وَالْكِتَابِ الَّذِي نَزَّلَ عَلَىٰ رَسُولِهِ وَالْكِتَابِ الَّذِي أَنْزَلَ مِنْ قَبْلُ ۚ وَمَنْ يَكْفُرْ بِاللَّهِ وَمَلَائِكَتِهِ وَكُتُبِهِ وَرُسُلِهِ وَالْيَوْمِ الْآخِرِ فَقَدْ ضَلَّ ضَلَالًا بَعِيدًا
O besimtarë! Besoni Perëndinë, Pejgamberin e Tij, Librin, që ia ka dërguar Pejgamberit të Vet dhe Librin, që e ka dërguar më parë. E ai që nuk beson Perëndinë, engjëjt e Tij, Librat e Tij, pejgamberët e Tij dhe Ditën e Kijametit, ai, me të vërtetë, ka humbur larg prj udhës së drejtë. (136)
O ju që keni besuar! Besoni plotësisht në Allahun, në të dërguarin e Tij, në Librin që ia ka shpallur të Dërguarit të Tij dhe në Librin që ua ka zbritur atyre para tij. -
Në këtë ajet, Allahu i Lartësuar na urdhëron për t’i besuar Atij dhe të dërguarve të Tij, të besojmë Kur’ânin dhe librat e shenjtë që janë shpallur më parë. Të gjitha këto janë pjesë të imanit të detyrueshëm për çdo njeri që hyn në fe. Askush nuk quhet besimtar nëse nuk ka qoftë edhe një prej këtyre besimeve. Njeriu e ka detyrë që t’i besojë këto çështje, qoftë edhe në mënyrë të përgjithshme, për sa kohë nuk ka mundur t’i marrë ato të shtjelluara. Ndërsa ato çështje për të cilat ka marrë shpjegim të shtjelluar dhe të mjaftueshëm duhet t’i besojë më hollësisht, ashtu sikurse i ka mësuar nëpërmjet Shpalljes. Çdokush që e ka këtë iman të detyrueshëm, është i shpëtuar dhe i udhëzuar në rrugën e drejtë.Kush nuk beson në Allahun, melekët e Tij, librat e Tij, të dërguarit e Tij dhe Ditën e gjykimit, ai ka humbur shumë larg
(rrugës së drejtë).” - E ku ka humbje më të largët se ajo e atij që braktis rrugën e drejtë të treguar nga Zoti nëpërmjet profetëve të Tij, për të shkuar drejt ndëshkimit të dhimbshëm?! Dije se mohimi qoftë edhe i një çështjeje të vetme nga këto të përmendura konsiderohet si mohim i të gjitha atyre, sepse ato nënkuptojnë e mbështesin njëra-tjetrën. Nuk mund të besosh njërën prej tyre dhe të mohosh pjesën tjetër. Më tej, i Madhëruari thotë:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë