Sureja En-Nisa (Gratë — النساء) (Ajet 139)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




4 En-Nisa(النساء), Ajet 139

الَّذِينَ يَتَّخِذُونَ الْكَافِرِينَ أَوْلِيَاءَ مِنْ دُونِ الْمُؤْمِنِينَ ۚ أَيَبْتَغُونَ عِنْدَهُمُ الْعِزَّةَ فَإِنَّ الْعِزَّةَ لِلَّهِ جَمِيعًا 139 ١٣٩

ata, të cilët miqësohen me mohuesit, e jo me besimtarët! A thua te ata kërkojnë fuqi, kur, me të vërtetë e gjithë fuqia i përket vetëm Perëndisë! (139)

Tefsiri
"Përgëzoji" munafikët se ata i pret një dënim i dhembshëm! Ata që bëjnë miq mohuesit në vend të besimtarëve - vallë, a mos e kërkojnë krenarinë tek ata? Pa dyshim që e tërë krenaria i takon vetëm Allahut!

Allahu i Lartësuar thotë: “Paralajmëroji munafikët”, pra, ata të cilët shfaqen si muslimanë, por që janë qafirë. Jepu atyre lajmin më të rëndë, atë për ndëshkimin e dhembshëm! Ky kërcënim vjen për shkak të aleancës, miqësisë dhe dashurisë që ata tregojnë ndaj qafirëve, duke lënë mënjanë miqësinë me besimtarët. Por cili është shkaku që i shtyn ata në këtë përzgjedhje? Mos, vallë, në këtë mënyrë, ata shpresojnë që të arrijnë krenari dhe famë? Po, kjo është e vërteta. Kështu ëndërrojnë ata. Mendimi i munafikëve për Allahun është i keq. Siguria e tyre për ndihmën e Allahut ndaj robërve të Tij besimtarë është e dobët. Ata magjepsen dhe mashtrohen nga mjetet dhe mundësitë në duart e qafirëve, prandaj priren që të miqësohen me ta. Por ky gjykim i tyre është shumë i mangët. E si mund të mashtrohesh, kur e gjithë krenaria dhe pushteti i takon vetëm Allahut të Lartësuar? Të gjitha krijesat dhe çështjet e tyre janë në dorë të Allahut. Çdo gjë që ndodh është ajo që Zoti ka dëshiruar të ndodhë. Allahu i Lartësuar ka premtuar se do ta ndihmojë fenë e Tij dhe robërit e Tij besimtarë, edhe nëse herë pas here i sprovon ata, duke iu dhënë armiqve të tyre ndonjë mundësi dhe forcë. Por, pa dyshim, fitorja e fundit dhe triumfi është gjithnjë për besimtarët. Ky ajet është një kërcënim i ashpër, që na ndalon të miqësohemi dhe të lidhim aleanca me qafirët, duke lënë mënjanë miqësinë dhe lidhjet me besimtarët, sepse kjo është cilësi e munafikëve. Imani nënkupton dashuri, miqësi dhe bashkëpunim të plotë me besimtarët, sikundër nënkupton urrejtje dhe armiqësi me qafirët, derisa ata të besojnë Zotin Një dhe Profetin e Tij.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë