Sureja En-Nisa (Gratë — النساء) (Ajet 143)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




4 En-Nisa(النساء), Ajet 143

مُذَبْذَبِينَ بَيْنَ ذَٰلِكَ لَا إِلَىٰ هَٰؤُلَاءِ وَلَا إِلَىٰ هَٰؤُلَاءِ ۚ وَمَنْ يُضْلِلِ اللَّهُ فَلَنْ تَجِدَ لَهُ سَبِيلًا 143 ١٤٣

Luhaten në mes dilemës – as nuk janë me këta (muslimanët), as me ata (mohuesit). Cilitdo që Perëndia ia humbë udhën, ti (o Muhammed!) nuk do të mundesh t’u gjesh rrugë atyre. (143)

Tefsiri

Ata luhaten në mëdyshje: nuk janë as me këta, as me ata... -

Ata luhaten sa nga ana e besimtarëve, sa nga ana e qafirëve. Me shpirt e trup njëkohësiht, ata nuk janë as me qafirët, as me besimtarët. Ata janë me trup dhe nga ana e dukshme me besimtarët, por nga ana e brendshme shpirtërore janë me qafirët. Ky është devijimi më i madh, prandaj i Lartësuari thotë:

Për ata që Allahu i shpie në humbje, ti nuk do të mund të gjesh

(rrugë për)

shpëtim. -

Pra, nuk do të gjesh asnjë mundësi për ta udhëzuar në rrugën e drejtë dhe për ta shpëtuar nga humbja, sepse për të është mbyllur porta e mëshirës dhe është hapur dera e ndëshkimit. Rrjedhimisht, kuptohet se besimtarët nuk i kanë këto cilësi të ulëta, por kanë të kundërtat e tyre. Ata i karakterizon vërtetësia në fjalë dhe në punë. Ata, gjithashtu, janë plot energji dhe aktivë në kryerjen e adhurimeve, sidomos të namazit. Ata e kujtojnë shumë Allahun e Madhërishëm. Ata janë të udhëzuar nga Allahu i Lartësuar në rrugën e drejtë dhe të vazhdueshëm në të. Le të krahasojë secili veten e vet me të dyja këto grupe dhe le të gjykojë se cilëve iu përket. Allahu është i vetmi Ndihmëtar dhe Udhëzues!

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë