Sureja En-Nisa (Gratë — النساء) (Ajet 150)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




4 En-Nisa(النساء), Ajet 150

إِنَّ الَّذِينَ يَكْفُرُونَ بِاللَّهِ وَرُسُلِهِ وَيُرِيدُونَ أَنْ يُفَرِّقُوا بَيْنَ اللَّهِ وَرُسُلِهِ وَيَقُولُونَ نُؤْمِنُ بِبَعْضٍ وَنَكْفُرُ بِبَعْضٍ وَيُرِيدُونَ أَنْ يَتَّخِذُوا بَيْنَ ذَٰلِكَ سَبِيلًا 150 ١٥٠

Me të vërtetë, ata që mohojnë Perëndinë dhe pejgamberët e Tij (në besim) dhe të cilët thonë: “Na diçka besojmë, e diçka nuk besojmë” dhe dëshirojnë që në mes të kësaj të zgjedhin një rrugë – (ndëmjet besimit e mohimit), (150)

Tefsiri

Ata që e mohojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe dëshirojnë të ndajnë

(besimin në)

Allahun nga

(besimi në)

profetët e Tij, duke thënë “Disa i besojmë e disa nuk i besojmë” dhe duan të zgjedhin një rrugë të ndërmjetme,... -

Këtu janë përmendur dy grupe, me cilësi të qarta për këdo. Njëri grup beson në Allahun, në të gjithë profetët dhe librat e Tij, ndërsa grupi tjetër mohon gjithçka nga këto. Megjithatë, mbetet edhe një grup i tretë, i cili pretendon se u beson disa profetëve, por mohon disa të tjerë, duke pretenduar se në këtë mënyrë do të shpëtojnë nga ndëshkimi i Zotit. Por kjo është thjesht ëndërr me sy hapur nga ana e tyre. Ata dëshirojnë të ndajnë besimin në Allahun nga besimi në profetët e Tij. Në të vërtetë, ai që e do Allahun e Madhërishëm duhet të dojë të gjithë profetët e Tij. Dashuria për të gjithë profetët e Zotit është plotësuese dhe shenjë treguese e dashurisë për Zotin. Armiqësia qoftë edhe ndaj njërit prej profetëve të Tij, konsiderohet si armiqësi ndaj Allahut dhe ndaj të gjithë profetëve të Tij, sikurse thotë i Madhëruari: “Kush është armik i Allahut, i melekëve të Tij, i të dërguarve të Tij, i Xhibrilit dhe i Mikailit, ta dijë se Allahu është armik i jobesimtarëve.” [Bekare 98]. Kështu, çdokush që mohon një profet, ka mohuar të gjithë profetët, madje edhe Profetin të cilin pretendon se e beson. Për këtë arsye, i Lartësuari thotë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë