Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَالَّذِينَ آمَنُوا بِاللَّهِ وَرُسُلِهِ وَلَمْ يُفَرِّقُوا بَيْنَ أَحَدٍ مِنْهُمْ أُولَٰئِكَ سَوْفَ يُؤْتِيهِمْ أُجُورَهُمْ ۗ وَكَانَ اللَّهُ غَفُورًا رَحِيمًا
E, atyre që besojnë Perëndinë dhe pejgamberët e Tij dhe nuk bëjnë ndryshim ndërmjet asnjërit nga ata, atyre do t’ju japim shpërblimin (e premtuar). Se Perëndia është falës dhe mëshirues. (152)
Ndërsa atyre që besojnë në Allahun dhe profetët e Tij, pa bërë asnjë dallim mes tyre, -
Pra, së pari, ata besojnë Allahun dhe të dërguarit e Tij. Kjo nënkupton besimin në të gjithë emrat dhe cilësitë e Tij, që vetë Allahu na i ka treguar, si edhe besimin në çdo lajm dhe gjykim të sjellë prej profetëve të Tij. Ndërsa, së dyti, ata nuk bëjnë dallim mes asnjërit prej tyre. Ata i besojnë të gjithë profetët, pa përjashtim, dhe ky është imani i vërtetë, i ndërtuar mbi themele të drejta.Ai do t'ua japë
(të plota)shpërblimet e tyre. -
Ai do t’u japë shpërblimin për imanin e tyre dhe për veprat, fjalët dhe moralin e tyre të mirë, të ndërtuar mbi këtë iman. Secili do të shpërblehet sipas gradës së vet.Allahu është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë. -
Allahu i mbulon gabimet dhe i pranon e shpërblen punët e mira.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë