Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
إِنَّ الَّذِينَ كَفَرُوا وَصَدُّوا عَنْ سَبِيلِ اللَّهِ قَدْ ضَلُّوا ضَلَالًا بَعِيدًا
Me të vërtetë, ata që kanë mohuar dhe kanë penguar njerëzit nga rruga e Perëndisë, ata kanë humbur larg prej udhës së drejtë. (167)
Ata që kanë mohuar dhe kanë penguar njerëzit nga rruga e Allahut, ata kanë humbur shumë larg prej Udhës së Drejtë. -
Këta jo vetëm që e mohuan dhe refuzuan Shpalljen për veten e tyre, por penguan edhe të tjerët nga rruga e Zotit. Këta janë udhëheqësit e kufrit dhe ftuesit për në rrugën e humbjes. Në fakt, ata kanë humbur shumë larg prej udhës së drejtë. E kush mund të jetë më i humbur dhe devijuar sesa ai që ka humbur vetveten dhe devijon të tjerët, duke u ngarkuar me gjynahe të shumëfishuara?! Këta janë shumë larg nga e vërteta dhe nga falja e Zotit. Për ta, Ai thotë:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë