Sureja En-Nisa (Gratë — النساء) (Ajet 22)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




4 En-Nisa(النساء), Ajet 22

وَلَا تَنْكِحُوا مَا نَكَحَ آبَاؤُكُمْ مِنَ النِّسَاءِ إِلَّا مَا قَدْ سَلَفَ ۚ إِنَّهُ كَانَ فَاحِشَةً وَمَقْتًا وَسَاءَ سَبِيلًا 22 ٢٢

Mos i merrni ato gra, që kanë qenë gratë e baballarëve tuaj, përveç rasteve që kanë ekzistuar para islamizmit. Me të vërtetë, kjo është vepër e keqe dhe urrejtje e madhe, dhe rrugë e shëmtuar. (22)

Tefsiri

Mos u martoni me ato gra me të cilat kanë qenë martuar etërit tuaj, përveç asaj që ka kaluar

(para Islamit)

. Kjo ka qenë vërtet poshtërsi e madhe, vepër e urryer

(tek Zoti)

dhe një zakon i shëmtuar.

Kuptimi: Mos u martoni me ato gra me të cilat kanë qenë martuar etërit (babai, gjyshi e lart) tuaj. Kjo është një vepër shumë e shëmtuar dhe e neveritshme jo vetëm për Zotin, por edhe për njerëzit. Për shkak të kësaj vepre të ulët, futet urrejtja mes prindit dhe fëmijës, ndërkohë që marrëdhëniet mes tyre duhet të jenë të ndërtuara mbi bamirësinë, mëshirën dhe respektin. Kjo është një rrugë e keqe për ata që e ndjekin. Ajo është prej sjelljeve të injorancës, të cilat Islami i lufton, që t’i pastrojë shpirtrat e njerëzve.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë