Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَإِنْ خِفْتُمْ أَلَّا تُقْسِطُوا فِي الْيَتَامَىٰ فَانْكِحُوا مَا طَابَ لَكُمْ مِنَ النِّسَاءِ مَثْنَىٰ وَثُلَاثَ وَرُبَاعَ ۖ فَإِنْ خِفْتُمْ أَلَّا تَعْدِلُوا فَوَاحِدَةً أَوْ مَا مَلَكَتْ أَيْمَانُكُمْ ۚ ذَٰلِكَ أَدْنَىٰ أَلَّا تَعُولُوا
Nëse droni se nuk bëni drejtësi ndaj bonjakëve, (në martesën me to), atëherë, martohuni me ato femra që ju pëlqejnë nga dy, nga tri ao nga katra; e nëse frikoheni se nuk do të jeni të drejtë (ndaj të gjithave njësoj), atëherë mjaftohuni me një grua ose me atë që e keni në pushtetin tuaj. Në këtë mënyrë, më së lehti do t’i ruheni padrejtësisë. (3)
Por nëse druheni se nuk do t’i përmbaheni drejtësisë ndaj tyre
(grave), atëherë
(martohuni)vetëm me një grua, ose me ato që keni në pronësinë tuaj
(robëreshat). Kjo do ta bëjë më të lehtë, që të mos bini në padrejtësi. -
Pra, kufizimi i martesës vetëm me një grua është më i sigurt për t’u ruajtur nga padrejtësia. Nga ky ajet mësojmë se njeriu duhet të jetë i kujdesshëm dhe të mos i hyjë një pune, gjatë së cilës nuk ka siguri prej vetes se do të mbajë drejtësinë apo se do t’i japë hakun. Ai nuk duhet të marrë një përgjegjësi të cilën nuk e mban dot apo që nuk i jep hakun, edhe nëse në vetvete kjo punë mund të jetë e lejueshme. Pra, robi le të jetë i kujdesshëm, që t’u shmanget çështjeve të cilat sjellin padrejtësi dhe vuajtje. Qetësia dhe ruajtja nga padrejtësitë janë nga mirësitë më të mira që mund t’i dhurohen një njeriu. Duke qenë se shumë njerëz u bëjnë padrejtësi grave dhe ua mohojnë të drejtat e tyre, e sidomos në drejtim të mehrit që ato meritojnë të marrin nga burrat e tyre, Allahu i Lartësuar ka dhënë urdhër për plotësimin e këtij detyrimi. Kjo shkelje ndodh zakonisht kur masa e mehrit është e madhe dhe burri ia kërkon sërish gruas që t’ia kthejë mbrapsht atë që i ka dhënë. Për këtë arsye, i Lartësuari thotë:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë