Sureja En-Nisa (Gratë — النساء) (Ajet 53)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




4 En-Nisa(النساء), Ajet 53

أَمْ لَهُمْ نَصِيبٌ مِنَ الْمُلْكِ فَإِذًا لَا يُؤْتُونَ النَّاسَ نَقِيرًا 53 ٥٣

A do të kenë ata (Hebrenjt) ndonjë pjesë të pushtetit? Atëherë (sikur të kishin pushtet), nuk do t’i jepnin njerëzve as sa puçërza e bërthamës. (53)

Tefsiri

A mos kanë ata ndonjë pjesë në sundim dhe pushtet? Nëse do të ishte kështu, ata nuk do t’u jepnin njerëzve as një nakir

(cipa mbështjellëse e bërthamës së hurmës.)” - Mos vallë, ata kanë pjesë në sundimin dhe pushtetin e Zotit dhe, në këtë mënyrë, të mund të japin dhe privojnë nga mirësitë e Zotit, sipas dëshirave të tyre?! Kjo është një pyetje së cilës i dihet përgjigjja. Ata sigurisht që nuk kanë pjesë në pushtetin dhe sundimin e Zotit, sepse i gjithë pushteti dhe sundimi i takon vetëm Atij dhe askush nuk vepron në mbretërinë e Zotit pa lejen e Tij. Por Allahu i Lartësuar na tregon se, nëse do të ishte ashtu, me ngushtësinë e shpirtrave të tyre, ata nuk do t’u jepnin njerëzve as edhe gjënë më të vogël. Aq e madhe është koprrracia e tyre, saqë edhe po të kishin pjesë në sundimin e Zotit, përsëri nuk do të jepnin gjë!

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë