Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
فَمِنْهُمْ مَنْ آمَنَ بِهِ وَمِنْهُمْ مَنْ صَدَّ عَنْهُ ۚ وَكَفَىٰ بِجَهَنَّمَ سَعِيرًا
Disa prej tyre besuan në të, e disa nga ata iu shmangën atij. Për ata mjafton xhehennemi përcëllues. (55)
Disa prej tyre e besuan atë
(Muhamedin a.s.), e disa e mohuan. -
Në raport me Profetin e fundit, njerëzit u ndanë në dy grupe: disa i besuan Muhamedit (a.s.) dhe ndoqën Shpalljen e tij, për të fituar në këtë mënyrë lumturinë e vërtetë në dynja dhe në ahiret, dhe disa e mohuan Muhamedin (a.s.) dhe refuzuan të pasonin Shpalljen që Zoti i dhuroi atij, nga armiqësia, urrejtja dhe smira që kishin. Këta të mjerë merituan dëshpërimin që në këtë jetë, para atij që nuk do të ketë fund. Dënimi që i pret është i dhembshëm. Allahu i Lartësuar thotë:Mjafton për këta të fundit zjarri i Xhehenemit i ndezur fort. -
Zjarri do përpijë brenda tij të gjithë ata që e kanë mohuar Zotin dhe s’kanë pranuar të pasojnë profetët e Tij. Ky është një kërcënim i hapur për çifutët, të krishterët dhe të gjithë ata që mohojnë Shpalljen e fundit, Shpalljen që Zoti i zbriti Muhamedit (a.s.). Kjo përforcohet më tepër në ajetin vijues:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë