Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
لِلرِّجَالِ نَصِيبٌ مِمَّا تَرَكَ الْوَالِدَانِ وَالْأَقْرَبُونَ وَلِلنِّسَاءِ نَصِيبٌ مِمَّا تَرَكَ الْوَالِدَانِ وَالْأَقْرَبُونَ مِمَّا قَلَّ مِنْهُ أَوْ كَثُرَ ۚ نَصِيبًا مَفْرُوضًا
Meshkujve u takon pjesa nga ajo që ua kanë lënë prindërit dhe të afërmit, por, edhe femrave u takon pjesë nga ajo që ua kanë lënë prindërit dhe të afërmit qoftë ajo pak apo shumë si pjesë e caktuar. (7)
Meshkujve u takon pjesë nga pasuria që kanë lënë prindërit dhe të afërmit e tyre. Edhe femrave u takon pjesë nga ajo që kanë lënë prindërit dhe të afërmit, qoftë pak apo shumë. -
Si burrave, edhe grave u takon me ligj pjesa e përcaktuar nga trashëgimia që lënë pas prindërit ose të afërmit. Në ajet vjen, fjala e përgjithshme “të afërmit” vjen pas kategorisë së veçantë, që janë prindërit, për të treguar rëndësinë e këtyre të fundit. Dikush mund të pyesë: Pjesa për secilin grup, a përcaktohet sipas traditës së popullit, apo është e përcaktuar nga ligji i Zotit? Përgjigjja vjen nga i Lartësuari, që thotë:Këto janë pjesë të përcaktuara
(nga Zoti). - Pra, këto janë pjesë të përcaktuara dhe të detyrueshme nga ligji i Zotit. Është Allahu i Gjithëditur e i Urtë Ai që i ka përcaktuar pjesët, të cilat do të shtjellohen më poshtë, inshallah. Dikush mund të pretendojë e të thotë se gratë dhe fëmijët mund të përfitojnë vetëm në raste kur pasuria që ndahet është e madhe, por edhe ky pretendim merr përgjigje nga i Gjithëdituri, kur thotë: “...qoftë pak apo shumë.”. Pra, grave u takon pjesë nga trashëgimia, qoftë ajo trashëgimi e madhe apo e vogël. I Lartësuar dhe i Lavdëruar qoftë Allahu!Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë