Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
قَالُوا رَبَّنَا أَمَتَّنَا اثْنَتَيْنِ وَأَحْيَيْتَنَا اثْنَتَيْنِ فَاعْتَرَفْنَا بِذُنُوبِنَا فَهَلْ إِلَىٰ خُرُوجٍ مِنْ سَبِيلٍ
Ata do të përgjigjen: “O Zoti ynë, na ke bërë të vdekur dy herë dhe na ke ngjallur dy heë, prandaj, ne i pranuam mëkatet tona. E, a ka ndonjë rrugëdalje (nga dënimi)?” (11)
Ata do të thonë:“O Zoti ynë! Na bëre të vdesim dy herë ...” -
Këtu kanë për qëllim vdekjen e parë dhe atë mes dy fryrjeve të Surit, sikurse mendojnë disa, ose kanë për qëllim inekzistencën e tyre para se të vinin në jetë dhe vdekjen e tyre pasi jetuan në këtë dynja, siç mendojnë disa të tjerë:“...dhe na ngjalle dy herë.” -
Na dhe jetën e dynjasë dhe jetën e ahiretit.“Ne i pranojmë gjynahet tona tani, prandaj, a ka për ne ndonjë rrugëdalje?” -
Ata i thonë të dëshpëruar dhe të penduar këto fjalë, por kjo nuk u bën aspak dobi dhe nuk i shpëton nga ndëshkimi. Madje, ata do të poshtërohen edhe me fjalë, për shkak se nuk ndoqën rrugën e shpëtimit. Atyre u thuhet:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë