Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَأَنْذِرْهُمْ يَوْمَ الْآزِفَةِ إِذِ الْقُلُوبُ لَدَى الْحَنَاجِرِ كَاظِمِينَ ۚ مَا لِلظَّالِمِينَ مِنْ حَمِيمٍ وَلَا شَفِيعٍ يُطَاعُ
Dhe, paralajmëroi ata për Ditën e afërt të Gjykimit, kur zemrat do t’u vijnë deri në fyt prej pikëllimit. (Atëherë), për njerëzit e këqinj nuk ekziston asnjë mik i sinqertë dhe ndërmjetësues i pranueshëm. (18)
Paralajmëroji ata për Ditën që afrohet gjithnjë e më shumë, kur zemrat do të vijnë në fyt për t'u zënë frymën. -
Nga tmerri i madh atë ditë, zemrat do të ngrihen deri në fyt, ndërsa gjoksi do t’u zbrazet. Vështrimet e tyre do të jenë të shtangura e të tmerruara. Askush nuk do të flasë, përveç atij që Rahmani do t’i japë leje dhe do të thotë vetëm të vërtetën.“Për keqbërësit nuk ka mik të afërt e as ndërmjetësues që i shkon fjala.” -
Atë ditë, për të padrejtët nuk do të ketë të afërt, miq apo ndërmjetësues, të cilëve do t’u dëgjohet dhe pranohet ndërmjetësimi. Ditën e Gjykimit nuk ka ndërmjetësim për ata që e kanë përlyer veten me idhujtari. Edhe sikur dikush të ndërmjetësojë për ta, - gjë që nuk ka për të ndodhur kurrë, - Allahu i Madhëruar nuk është i kënaqur me këtë lloj ndërmjetësimi dhe nuk e pranon atë.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë