Sureja Gafir (Falusidhenësi — غافر) (Ajet 31)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




40 Gafir(غافر), Ajet 31

مِثْلَ دَأْبِ قَوْمِ نُوحٍ وَعَادٍ وَثَمُودَ وَالَّذِينَ مِنْ بَعْدِهِمْ ۚ وَمَا اللَّهُ يُرِيدُ ظُلْمًا لِلْعِبَادِ 31 ٣١

ashtu siç ka qenë (shkatërrimi) i popullit të Nuhut, Adit dhe Themudit dhe breznive pas tyre. E, Perëndia nuk don padrejtësi për robërit e Vet. (31)

Tefsiri
“Diçka si dënimi i popullit të Nuhut, të Adit, të Themudit dhe të brezave që erdhën pas tyre. Allahu kurrë nuk dëshiron padrejtësi për robërit e Tij.” -

Të gjithë ata kishin një të përbashkët: mohimin e Zotit dhe refuzimin e profetëve dhe të shpalljeve të Tij. Po ashtu, edhe përfundimi i tyre ishte i njëjtë për të gjithë: ndëshkim që në jetën e dynjasë, para ahiretit. Në fakt, Allahu nuk u bën kurrë padrejtësi robërve dhe asnjëherë nuk e dëshiron diçka të tillë për ta. Ai kurrë nuk do t’i ndëshkonte ata, nëse nuk do të bënin ndonjë padrejtësi e gjynah. Pasi i frikësoi dhe i paralajmëroi për ndëshkimin në dynja, ai vijoi t’i paralajmëronte edhe për ndëshkimin në ahiret:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë