Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
لَا جَرَمَ أَنَّمَا تَدْعُونَنِي إِلَيْهِ لَيْسَ لَهُ دَعْوَةٌ فِي الدُّنْيَا وَلَا فِي الْآخِرَةِ وَأَنَّ مَرَدَّنَا إِلَى اللَّهِ وَأَنَّ الْمُسْرِفِينَ هُمْ أَصْحَابُ النَّارِ
Padyshim se, ajo që më thërritni ju, nuk mund të thërritet (të jetë e adhuruar), as në këtë botë as në tjetrën dhe se kthimi ynë është te Perëndia, dhe, ata që e teprojnë me të këqia, do të jenë banorë të zjarrit. (43)
“Është e vërtetë se ata zota, tek të cilët ju më ftoni, nuk meritojnë t’u lutesh as në këtë botë e as në Botën Tjetër.” -
Nuk ka asnjë dyshim se ata të cilët ju më ftoni t’i adhuroj nuk meritojnë t’u lutesh dhe t’u përgjërohesh, as në dynja e as në ahiret, sepse ata janë të pafuqishëm, të papushtetshëm, të mangët e nevojtarë për vete. Ata nuk mund të bëjnë dobi e as dëm, nuk mund të falin jetë e as ta marrin atë. Ata nuk kanë pushtet të ringjallin krijesat dhe të marrin në llogari, ashtu si bën Zoti i Madhërueshëm.“Kthimi ynë është tek Allahu.” -
Të gjithë do të kthehen tek Allahu, i Cili, me drejtësinë dhe bamirësinë e Tij, do t’i shpërblejë për veprat që kanë bërë.“Nuk ka dyshim se ata, që i shkelin kufijtë
(me gjynahe), do të jenë banorë të Zjarrit.” -
Banorë të Zjarrit do të jenë vetëm ata që i kalojnë kufijtë e vendosur nga Zoti, duke mos iu bindur dhe duke e refuzuar adhurimin e Tij. Pasi i këshilloi, qortoi dhe paralajmëroi dhe ata nuk iu bindën, ai iu tha:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë