Sureja Gafir (Falusidhenësi — غافر) (Ajet 47)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




40 Gafir(غافر), Ajet 47

وَإِذْ يَتَحَاجُّونَ فِي النَّارِ فَيَقُولُ الضُّعَفَاءُ لِلَّذِينَ اسْتَكْبَرُوا إِنَّا كُنَّا لَكُمْ تَبَعًا فَهَلْ أَنْتُمْ مُغْنُونَ عَنَّا نَصِيبًا مِنَ النَّارِ 47 ٤٧

Dhe, kur ata të grinden në zjarr dhe t’u thonë ithtarët e shtypur – eprorëve që madhështoheshin: “Na, me të vërtetë, ju kemi ndjekur (pasuar) juve, e a mund të shmangëni prej nesh një pjesë të zjarrit?” (47)

Tefsiri
Në këto ajete, Allahu i Madhëruar na tregon rreth grindjes mes banorëve të Zjarrit dhe qortimeve që ata i drejtojnë njëri-tjetrit. Ai na tregon, gjithashtu, për lutjet dhe përgjërimet që ata i drejtojnë rojes së Xhehenemit dhe pavlefshmërinë e këtyre lutjeve.

Dhe ja! Ata do të grinden mes njëri-tjetrit në Zjarr. -

Pasuesit do justifikohen me pretendimin se shkaktarë të devijimit ishin udhëheqësit e tyre. Por udhëheqësit do të distancohen nga pasuesit e tyre:Të dobëtit do t’u thonë parisë që mbahej me të madh: “Ne kemi qenë ithtarët tuaj. Atëherë, a mund të na e lehtësoni disi dënimin e Zjarrit?” -

Shtresat e dobëta të pasuesve do t’u drejtohen udhëheqësve të tyre, të cilët Zoti i përshkruan si mendjemëdhenj, sepse u treguan kryeneçë ndaj të vërtetës së Tij. Ata u kujtojnë se ishin pasues të rrugës ku i ftuan, duke iu thënë: Ne ju ndoqëm dhe ju mbështetëm në kryelartësinë dhe arrogancën tuaj. Ju na mashtruat, na devijuat nga e mira dhe na i zbukuruat idhujtarinë e çdo ligësi tjetër. Atëherë, duke qenë se ne ju jemi bindur juve dhe kërkesave tuaja, a mund të na ndihmoni e të na e lehtësoni ndëshkimin në Zjarr, qoftë edhe pak?

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë