Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَقَالَ الَّذِينَ فِي النَّارِ لِخَزَنَةِ جَهَنَّمَ ادْعُوا رَبَّكُمْ يُخَفِّفْ عَنَّا يَوْمًا مِنَ الْعَذَابِ
Dhe, ata që gjenden në zjarr, do t’u thonë rojtarëve të skëterrës: “Lutjuni Zotit tuaj që të na lehtësojë dënimin, (madje) qoftë vetëm një ditë!” (49)
Ata që janë në Zjarr, do t’u thonë rojtarëve të Xhehenemit: “Luteni Zotin tuaj të na e lehtësojë, qoftë edhe një ditë, dënimin!” -
Banorët e Zjarrit, qofshin ata ish-pasues të dobët apo ish-krerë kryeneçë e arrogantë, do iu drejtohen rojeve të Xhehenemit e do t’u kërkojnë që ata ta lusin Zotin për t’ua lehtësuar ndëshkimin atyre, me qëllim që të gjejnë sadopak çlodhje e qetësi. Por përgjigjja që u vjen prej tyre është shumë poshtëruese dhe ua shuan çdo shpresë. Ajo përgjigje i bën të kujtojnë se tashmë nuk vlen asnjë lloj ndërmjetësimi.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë