Sureja Gafir (Falusidhenësi — غافر) (Ajet 50)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




40 Gafir(غافر), Ajet 50

قَالُوا أَوَلَمْ تَكُ تَأْتِيكُمْ رُسُلُكُمْ بِالْبَيِّنَاتِ ۖ قَالُوا بَلَىٰ ۚ قَالُوا فَادْعُوا ۗ وَمَا دُعَاءُ الْكَافِرِينَ إِلَّا فِي ضَلَالٍ 50 ٥٠

(e rojtarët do t’u thonë atyre): “Vallë, a nuk ju kanë sjellë pejgamberët tuaj argumente të qarta?” Ata përgjigjen: “Po, me të vërtetë, (na kanë sjellur)”. Ata (rojtarët) ju thonë: “Lutjuni pra ju! – Por, thirrja (lutja) e mohuesve është vetëm në humbje”, (50)

Tefsiri

Ata do t’u thonë: “A nuk ju erdhën të dërguarit tuaj me argumente të qarta?” -

A nuk erdhën te ju profetët e Zotit me argumente të qarta, nëpërmjet të cilëve mund të dallohej qartë e vërteta nga e kota, fjalët e veprat që të afrojnë pranë Zotit nga ato që të largojnë prej Tij?

Ata përgjigjen: “Po!” -

Kuptimi: Pa dyshim që ata sollën argumente shumë të qarta dhe ne nuk kemi asnjë justifikim para Allahut. Argumentet e Allahut nuk mund të kundërshtoheshin, por ne u treguam të padrejtë, duke i refuzuar ato.

“Atëherë,

(do t'u thonë:)

lutuni vetë tani!” -

Rojet e Xhehenemit, duke u distancuar nga banorët e Zjarrit dhe duke u shprehur atyre refuzimin për t’u bërë ndërmjetësues për zullumqarët, u thonë: “Lutuni vetë për ndihmë e shpëtim!” Por a do t’ju sjellë kjo ndonjë dobi? Thotë Allahu i Madhëruar, i Drejtë e i Urtë:

Por lutja e jobesimtarëve është e kotë. -

Pra, lutja e tyre është e kotë, e pavlefshme dhe e padobishme. Ajo është sikur të mos ekzistonte fare, sepse mohimi i Zotit i asgjëson dhe fshin të gjitha veprat e robit dhe është pengesë e pakapërcyeshme për pranimin e lutjeve.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë