Sureja Gafir (Falusidhenësi — غافر) (Ajet 51)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




40 Gafir(غافر), Ajet 51

إِنَّا لَنَنْصُرُ رُسُلَنَا وَالَّذِينَ آمَنُوا فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا وَيَوْمَ يَقُومُ الْأَشْهَادُ 51 ٥١

Na, me të vërtetë, do t’u ndihmojmë pejgamberëve Tanë dhe atyre që besojnë – në jetën e kësaj bote dhe (atë) Ditë, kur do të sillën dëshmitarët (Ditën e Kijametit), (51)

Tefsiri
Ne patjetër që do t’i ndihmojmë të dërguarit Tanë dhe ata që besuan, në jetën e kësaj bote dhe në ditën kur të paraqiten dëshmitë. -

Pasi përmendi gjendjen e trishtueshme të Faraonit e pasuesve të tij në dynja, në berzah dhe në Ditën e Kijametit, Allahu i Madhëruar përshkruan gjendjen e mjerueshme dhe të tmerrshme të banorëve të Zjarrit, të cilët refuzuan t’i pranojnë, besojnë dhe të pasojnë profetët e Zotit. Ata i luftuan profetët, pasuesit e tyre dhe mesazhin që ata përcollën prej Allahut. Allahu i Madhëruar thotë se do t’i ndihmojë profetët dhe besimtarët në përballjen me mohuesit, duke i pajisur me argumente e shenja të qarta, si edhe me fitore të sigurt. Ndërsa Ditën e Gjykimit, i Plotpushtetshmi dhe i Drejti do të gjykojë me drejtësi, duke u dhënë profetëve dhe besimtarëve shpërblime të mëdha dhe duke i ndëshkuar mohuesit dhe luftuesit e të vërtetës me formën dhe masën më të rëndë.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë