Sureja Gafir (Falusidhenësi — غافر) (Ajet 59)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




40 Gafir(غافر), Ajet 59

إِنَّ السَّاعَةَ لَآتِيَةٌ لَا رَيْبَ فِيهَا وَلَٰكِنَّ أَكْثَرَ النَّاسِ لَا يُؤْمِنُونَ 59 ٥٩

Me të vërtetë, do të vije Çasti i ringjalljes, për këtë s’ka dyshim, por shumica e njerëzve nuk besojnë. (59)

Tefsiri

Sigurisht që Ora do të vijë! Për këtë s’ka dyshim ... -

Nuk ka dyshim që momenti kur të ndodhë kijameti dhe ringjallja do të vijë. Kjo është një e vërtetë, për të cilën na njoftuan profetët, të cilët janë krijesat më të sinqerta në fjalët e lajmet që sollën nga Zoti. Për këtë të vërtetë kanë folur të gjitha shpalljet qiellore, lajmet e të cilave janë absolutisht të sakta. Atë e mbështet edhe logjika e pastër, kur sheh shenjat dhe argumentet e Zotit në gjithësi, të cilat dëshmojnë për pushtetin e Tij mbi gjithçka.

...por shumica e njerëzve nuk besojnë. -

Pra, edhe pas gjithë këtyre fakteve nxitës për të besuar dhe për t’iu nënshtruar Zotit e për t’u përgatitur për Ditën e Takimit, shumë njerëz nuk besojnë dhe nuk e zgjedhin këtë rrugë.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë