Sureja Gafir (Falusidhenësi — غافر) (Ajet 67)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




40 Gafir(غافر), Ajet 67

هُوَ الَّذِي خَلَقَكُمْ مِنْ تُرَابٍ ثُمَّ مِنْ نُطْفَةٍ ثُمَّ مِنْ عَلَقَةٍ ثُمَّ يُخْرِجُكُمْ طِفْلًا ثُمَّ لِتَبْلُغُوا أَشُدَّكُمْ ثُمَّ لِتَكُونُوا شُيُوخًا ۚ وَمِنْكُمْ مَنْ يُتَوَفَّىٰ مِنْ قَبْلُ ۖ وَلِتَبْلُغُوا أَجَلًا مُسَمًّى وَلَعَلَّكُمْ تَعْقِلُونَ 67 ٦٧

Ai (Perëndia), është Ai që ju ka krijuar prej dheut, pastaj prej pikës së farës (spermës), pastaj prej gjakut të droçkuar, pastaj ju bënë që të lindeni si foshnje, pastaj të arrini etapën e pjekurisë, e pastaj të bëheni pleq, - e disa prej jush vdesin më herët, - e që ta arrini çastin e caktuar të jetës, për të kuptuar (menduar). (67)

Tefsiri

Është Allahu Ai që ju ka krijuar fillimisht prej dheu... -

Kështu e filloi i Madhëruari krijimin e njeriut të parë, Ademin (a.s.), prej brinjës së të cilit krijoi gruan e parë.

...pastaj prej një pikë fare e pastaj, prej gjaku të ngjizur. -

Kështu ndodh më pas me krijimin e të gjithë llojit njerëzor. Është përmendur fillimi i krijimit të njeriut, për të nënkuptuar pastaj të gjitha fazat e tjera të zhvillimit të tij në barkun e nënës: si gjak i ngjizur, si kafshatë e përtypur, si skelet kockor, me skelet dhe mish, për të përfunduar me fryrjen e shpirtit.

Pastaj, Ai ju bën të lindni si foshnjë, e më pas

(ju bën të rriteni e)

të arrini pjekurinë e pastaj të plakeni, ... -

Kuptimi: Kështu, ju kaloni fazë pas faze nëpër krijimin hyjnor, deri sa të arrini moshën e pjekurisë dhe të përgjegjësisë ligjore, kur plotësoheni me trupin dhe mendjen tuaj, me fuqitë e jashtme dhe të brendshme.

... ndërsa disa prej jush vdesin më herët. Ai bën që të gjithë të plotësoni afatin e përcaktuar ... -

Disa njerëz vdesin ende pa arritur moshën e pjekurisë, ndërsa të tjerë e arrijnë atë. Sidoqoftë, të gjithë do ta plotësojnë afatin e tyre të përcaktuar nga i Urti e i Gjithëpushtetshmi. Kur të plotësojnë moshën ose kohën e jetës të dhuruar nga Zoti, të gjithë do të ktheheni tek Ai.

... dhe që të arrini të kuptoni. -

Kuptimi: Duke medituar rreth fazave nëpër të cilat kaloni, do ta kuptoni se Allahu që e bëri këtë me ju është i Plotfuqishëm të bëjë gjithçka dhe, si i tillë, vetëm Atij i takon adhurimi me bindje e nënshtrim, dashuri e madhërim. Madje, do të kuptoni gjithashtu se ju jeni të mangët në çdo aspekt.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë