Sureja Gafir (Falusidhenësi — غافر) (Ajet 79)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




40 Gafir(غافر), Ajet 79

اللَّهُ الَّذِي جَعَلَ لَكُمُ الْأَنْعَامَ لِتَرْكَبُوا مِنْهَا وَمِنْهَا تَأْكُلُونَ 79 ٧٩

Perëndia është Ai që për ju i ka krijuar shtazët, disa për t’i shalur, e disa për t’i ngrënë. (79)

Tefsiri

Është Allahu Ai që i krijoi kafshët për ju, që disa t’i përdorni për ngarkesë e disa të tjera për ushqim. -

Allahu i Madhëruar u përkujton robërve mirësitë e Tij, mes të cilave edhe kafshët që u ka vënë në zotërim. Ato përdoren si kafshë shpine, për të mbajtur peshat e rënda e për transport, por edhe si ushqim, duke konsumuar mishin, qumështin apo vezët e tyre. Po ashtu, lëkura, leshi apo pendët përdoren për veshje apo për të mbajtur trupin ngrohtë. Njerëzit shfrytëzojnë në dobi të tyre çdo gjë të kafshëve.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë