Sureja Gafir (Falusidhenësi — غافر) (Ajet 7)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




40 Gafir(غافر), Ajet 7

الَّذِينَ يَحْمِلُونَ الْعَرْشَ وَمَنْ حَوْلَهُ يُسَبِّحُونَ بِحَمْدِ رَبِّهِمْ وَيُؤْمِنُونَ بِهِ وَيَسْتَغْفِرُونَ لِلَّذِينَ آمَنُوا رَبَّنَا وَسِعْتَ كُلَّ شَيْءٍ رَحْمَةً وَعِلْمًا فَاغْفِرْ لِلَّذِينَ تَابُوا وَاتَّبَعُوا سَبِيلَكَ وَقِهِمْ عَذَابَ الْجَحِيمِ 7 ٧

Ata (engjëjt) që e mbajnë Arshin dhe ata që janë rreth tij, e madhërojnë Zotin e tyre me falënderim dhe i besojnë Atij, si dhe lypin falje (prej Perëndisë) për ata që kanë besuar (duke thënë): “O Zoti ynë, Ti përfshinë çdo gjë me mëshirën dhe dijeninë; prandaj fali ata që janë penduar dhe që ndjekin rrugën Tënde dhe ruaji ata prej dënimit të ferrit! (7)

Tefsiri
Allahu i Madhëruar na tregon për butësinë dhe mirësinë e madhe të Tij ndaj adhuruesve besimtarë. Ai përkujdeset që t’u lehtësojë atyre çdo rrugë që i çon ata drejt lumturisë, rrugë që, në fakt, janë tërësisht jashtë mundësive e aftësive të tyre për t’i arritur vetë. Prej kujdesit të Tij janë edhe lutjet e melekëve për robërit në tokë. Ata luten që Allahu të rregullojë fenë dhe ahiretin e tyre. Këtu shfaqet, ndër të tjera, edhe grada e lartë e mbajtësve të Fronit madhështor dhe e melekëve që qëndrojnë rreth e rrotull tij, si dhe për afërsinë e tyre me Zotin. Ata shquhen për adhurimet e shumta që i përkushtojnë të Madhëruarit, si dhe për kujdesin dhe dëshirën e mirë që kanë kundrejt adhuruesve të Zotit. Ata i duan dhe luten për besimtarët, sepse e dinë shumë mirë se Zoti kënaqet dhe e dëshiron një gjë të tillë prej tyre. I Madhëruari thotë:

Ata që mbajnë Fronin

(e Allahut)... - Domethënë, ata që mbajnë Fronin e Rahmanit, i cili është çatia e të gjithë krijesave, krijimi më i madh, më i gjerë, më i bukur dhe më afër Allahut të Lartësuar. Froni i Allahut përfshin qiejt, Tokën dhe Kursijin. Këta melekë të fuqishëm janë ngarkuar për të mbajtur Fronin e Allahu të Madhëruar. Nuk ka dyshim se ata janë ndër melekët më të mëdhenj dhe më të fuqishëm që Zoti ka krijuar, prandaj dhe Ai i ka përzgjedhur për të mbajtur Fronin e Tij. Fakti që Allahu i Madhëruar i përmend ata përpara melekëve që janë rreth Fronit, si edhe afërsia e tyre me Allahun, tregojnë se ata janë lloji më i zgjedhur i melekëve (paqja e Zotit qoftë mbi ta!). Ditën e Gjykimit, Fronin e Allahut do ta bartin tetë melekë, siç thotë i Madhëruari: “Qielli do të çahet dhe atë ditë është i rrënuar, ndërsa melekët do të qëndrojnë në skajet e tij. Atë ditë, Arshin e Zotit tënd e bartin mbi vete tetë prej tyre.” [Hakka 16, 17].

...dhe ata që janë përreth tij e lartësojnë me lavde

(dhe e madhërojnë)

Zotin e tyre, -

Rreth e rrotull Fronit janë rreshtuar melekë të afërt, të zgjedhur dhe me prestigj të lartë te Zoti. Allahu i Madhëruar i lëvdon këta melekë duke përmendur adhurimin e tyre të shumtë përkushtuar Atij, e në mënyrë të veçantë tesbih-ët e tahmid-ët e tyre. Të gjitha adhurimet bëhen për t’i thurur Zotit tesbih dhe tahmid, pra, për ta lavdëruar dhe madhëruar Zotin, për ta lartësuar Atë nga çdo e metë që trillojnë të paditurit. Tesbih-u dhe tahmid-i tregojnë se robi nuk ia përkushton adhurimet askujt tjetër veç Zotit, sepse vetëm Ai është i Pastër nga çdo e metë dhe i Pashoq në meritën e adhurimit. Tesbih-u dhe tahmid-i për Zotin janë vetë adhurimi, ndërsa shprehjet “Subhanallah” dhe “Elhamdulilah”, që thotë robi, janë një mënyrë e lloj prej llojeve të adhurimit.

... i besojnë Atij dhe kërkojnë falje për besimtarët... -

Kjo është nga mirësitë e shumta dhe të mëdha që sjell imani i drejtë në Allahun. Pra, edhe melekët, që janë të pastër dhe të ruajtur nga gjynahet, kërkojnë falje për besimtarët. Duke qenë se falja e Zotit është e lidhur ngushtë me çështje të tjera shumë të rëndësishme dhe dikush mund të mendojë se melekët luten thjesht që t’u falen gjynahet besimtarëve, Allahu i Madhëruar e sqaron më tej duanë e tyre, duke na treguar se ata luten jo vetëm për faljen e gjynaheve, por edhe për çështje të tjera, që kanë lidhje të ngushtë me faljen e gjynaheve. Ata luten edhe për shpëtim prej përfundimit të keq që sjellin gjynahet dhe prej gjurmëve të këqija që ato lënë në jetën e njeriut. Ndër të tjera, ata thonë:

Zoti ynë, Ti, me Mëshirën dhe me Diturinë Tënde përfshin gjithçka. -

Kuptimi: Dituria Jote ka përfshirë gjithçka. Ty nuk të fshihet asgjë, e dukshme apo e fshehtë qoftë ajo. Diturisë Tënde nuk mund t’i shpëtojë asgjë, as sa një grimcë, më e vogël apo më e madhe qoftë, në tokë dhe në qiell. Mëshira Jote, gjithashtu, ka përfshirë gjithçka. Gjithësia, ajo e sipërmja dhe e poshtmja, është e mbushur me mëshirën Tënde. Ajo ka përfshirë çdo gjë që Ti ke krijuar. Melekët e lusin Allahun me këto cilësi dhe atribute të Tij, që Ai t’i falë robërit që pendohen nga idhujtaria, mohimi, gjynahet dhe mosbindja. Ata luten që besimtarët të pendohen e të largohen nga ato gjëra që sjellin ndëshkimin. Gjithashtu, ata thonë:

Prandaj fali ata që pendohen dhe ndjekin rrugën Tënde ... -

Kuptimi: Fali ata që pendohen nga shirku e poshtërsitë dhe ndjekin rrugën Tënde, duke pasuar profetët e Tu dhe duke të njësuar në adhurim e në bindje. Pastaj luten për besimtarët, që të kryejnë ato punë që sjellin faljen e mëshirën e Allahut, duke thënë:

... dhe ruaji ata nga dënimi i Zjarrit Flakërues! -

Ata luten për ruajtjen e tyre nga ndëshkimi e nga rrugët që të çojnë në ndëshkim.Kështu, lutja e tyre nuk është thjesht për falje gjynahesh, por edhe për ato gjëra që e mundësojnë një gjë të tillë dhe që janë të lidhura ngushtë me faljen e gjynaheve, si: pendimi nga veprat e ndëshkueshme, kryerja e veprave të shpërblyeshme, që sjellin mëshirën e Zotit, si dhe shpëtimin nga rrugët e humbjes, që të çojnë në ndëshkim dhe e bëjnë atë të meritueshëm. Pastaj luten e thonë:Në lidhje me të këqijat nga të cilatruhemi dhe kërkojmë mbrojtje, imam IbnKajjimi thotë: “Të këqijat që e godasinrobin janë dy llojesh. Njëri lloj janëgjynahet e vepruara prej tij, për të cilatmeriton ndëshkim prej Allahut tëLartësuar. Këto të këqija që i kanosennjeriut janë fryt i veprave të tij, të bërame vullnetin e tij. Këto janë pasojat egjynaheve, rreziku më i madh, më ifrikshëm dhe më i vazhdueshëm që ikanoset njeriut. Ndërsa lloji i dytë i tëkëqijave që i kanosen njeriut, janë ato qëi vijnë nga të tjerët, jo nga vetja. Të tjerëtjanë ose të përgjegjshëm ligjërisht te Zoti,ose jo të përgjegjshëm. Të përgjegjshmitjanë ose njerëz ose xhindë. Tëpapërgjegjshmit janë akrepat,gjarpërinjtë e kafshë të tjera tërrezikshme dhe vdekjeprurëse”. Më pas,imam Ibn Kajjimi vazhdon e thotë: “Ekeqja nënkupton dy gjëra: së pari,dhimbje e vuajtje, së dyti, çdo gjë që ishkakton këto gjëra. E keqja vërtitet meskëtyre të dyjave dhe nuk ka kuptim tëtretë. Të këqijat janë dhimbjet dheshkaqet e tyre. Me këtë kuptim, themi segjynahet, mosbindja ndaj Zotit dheprofetit, kufri, idhujtaria dhe të gjithallojet e padrejtësive konsiderohen, padyshim, të këqija, nga të cilat duhet tëruhesh e të kërkosh mbrojtje. Edhe psenë ndonjë aspekt dhe rast të caktuar nëkëto të këqija mund të ketë ndonjë dobipër njerëzit apo kënaqësi të kufizuar, atogjithsesi mbeten të këqija. Janë të këqija,sepse ato shkaktojnë dhimbje, vuajtje edëshpërim për këdo që i vepron ato,ashtu sikurse çdo shkak sjell pasojën evet. Ato sjellin në mënyrë tëpashmangshme dhimbje dhe dëshpërim,ashtu sikurse helmi sjell vdekjen, apozjarri djegien, apo uji mbytjen, apo varjanë litar vdekjen, etj. Ky rregull është ipandryshueshëm, përveç rasteve kurekziston ndonjë pengesë apo shkak tjetërmë i fortë, që e ndalon pasojën e shkakuttë parë. Kështu, për shembull, pasojat qëduhet të sjellin gjynahet nuk godasinnëse forca e besimit dhe veprat e mira tërobit janë më të mëdha si shkak. Kështu,shkaku më i fortë e largon pasojën qësjell shkaku tjetër, që është më i dobët.Në të njëjtën mënyrë funksionojnë tëgjitha shkaqet dhe pasojat, edhe nëaspekte të tjera, si në shëndet dhesëmundje, në dobësi dhe fuqi etj. Qëllimikëtu është që të tregojmë se këto tëkëqija, të cilat sjellin njëfarë kënaqësie tëpërkohshme, edhe pse duket sikurpërmbajnë ndonjë lloj “dobie” të themi,ato mbeten të këqija, prej të cilave duhettë luftosh që të ruhesh dhe të shpëtosh.Ato i përngjajnë atij ushqimi të shijshëm,që, në fakt, është i helmuar dhe sjellvdekjen. Ato i lënë gjurmët e tyre tëdhimbshme, qoftë edhe me vonesë. Njëfakt të tillë e vërteton vetë realiteti ijetuar, edhe nëse feja nuk do të na ekishte mësuar atë. Subhanallah! A kandonjë mirësi të humbur, për largimin esë cilës të mos jetë bërë shkak mosbindjandaj Zotit?! Çdo humbje dhe largimmirësie ndodh për shkak të gjynahevedhe pasojave të hidhura që ato sjellin,sepse Allahu i Lartësuar, nëse e begatonrobin me ndonjë mirësi, ia ruan dhe iashton atë, nga mëshira dhe bamirësia eTij. Ai kurrë nuk ia largon atë mirësi,derisa vetë robi nxiton dhe, me gjynahetdhe mosbindjen e tij, e largon nga vetjamirësinë e dhuruar prej Zotit. Në surenRad, ajeti 11, i Lartësuari thotë: “Ai(njeriu) ka (melekë) mbikëqyrës para dheprapa vetes, që, me urdhrin e Allahut, eruajnë atë. Allahu nuk e ndryshongjendjen e një populli, përderisa ata tëndryshojnë veten e tyre. Por, kur Allahuvendos ta ndëshkojë një popull, këtë nukka kush që mund ta sprapsë. Ata(njerëzit) nuk kanë mbrojtës tjetër veçTij.”Çdokush që mediton rreth historisë sëpopujve të cilëve Zoti ua hoqi mirësitëme të cilat i kishte dalluar, e vëren qartënjë të vërtetë të tillë të pamohueshme.Në të gjitha rastet, shkaku i atyrepasojave të hidhura ka qenëkundërshtimi i urdhrave të Zotit dhemosbindja ndaj profetëve dhe ndajshpalljeve të dërguara prej Tij. Madje,çdokush që sheh ndryshimet në gjendjene njerëzve të kohës së vet do të kuptojëse çdo mirësi e hequr prej duarsh ështëpasojë e mosbindjes dhe e gjynaheve,sikurse thuhet në një vjershë:Nëse ke një mirësi, fort ta ruash nësënduk,se gjynahu po të zuri, ta mbulonedhe ta zhduk.Mirësitë e dhuruara prej Allahut tëLartësuar nuk i ruan dhe kultivon asgjësikurse i ruan dhe i kultivon bindja ndajAllahut. Ato nuk i shton asgjë sikurse ishton mirënjohja dhe falënderimi ndajAllahut të Lartësuar dhe Bujar. Ndërsaposhtërsitë dhe mosbindja ndaj Allahut ishkatërrojnë mirësitë. Ato i djegin dhe izhdukin mirësitë ashtu sikurse zjarri edjeg drurin e thatë. Cilido që, memendimin e tij, shëtit dhe vështron nëhistorinë e botës nuk ka nevojë që dikushtjetër t’i mësojë këto gjëra rreth saj.Pasojat e të këqijave janë gjithmonë tëkëqija, sepse ato shkaktojnë dhimbje edëshpërim shumë të fortë në shpirt dhenë trup. Çdo njeri me logjikë që e trajtonkëtë çështje ashtu si duhet bën gjithçkapër t’u larguar nga shkaqet dhe pasojat edhimbshme. Por mospërfillësit e kanë tëerrësuar logjikën, prandaj Allahu iLartësuar do ta çojë deri në fund caktimine Tij të drejtë për ta. Kur ata tëpërmenden nga hutimi i thellë, sigurishtqë zemra do t’u dëshpërohet, kur tëshohin se çfarë mirësish të mëdha u kanëikur prej duarsh, qoftë nga mirësitë edynjasë, qoftë nga mirësitë e ahiretit, përshkak të këqijave që bënë. Për ata,realiteti do të shihet vetëm kur të bëhengati për t’u larguar nga kjo botë dhe përtë shkuar në botën tjetër, por atëherë dotë jetë tepër vonë: “Jo, mosni ashtu! Kurtë dridhet toka njëpasnjëshëm, Kur të vijëZoti yt dhe melekët të qëndrojnë radhë-radhë. Atë ditë do të sillet Xhehenemi(para krijesave). Atë ditë, njeriu do tëndërgjegjësohet, por si do t’i vlejë kyndërgjegjësim atij? Ai do të thotë: “Ah, imjeri unë! Sikur të isha parapërgatiturpër jetën time!” Atë Ditë, askush nukmund të dënojë si Ai e askush nuk mundtë lidhë me pranga si Ai. O ti shpirt ibindur plotësisht! Kthehu te Zoti yt, ikënaqur e i pranuar! Hyr në mesin eadhuruesve të Mi (të devotshëm)! Dhehyr në Xhenetin Tim!” [Fexhr 21-30]. IMadhëruari thotë gjithashtu: “Sikur etërë ajo që është në tokë dhe së bashkume të edhe njëherë aq sa ajo, të ishtepronë e atyre që nuk besojnë, ata do tajepnin si kompensim për t’i shpëtuardënimit të tmerrshëm në ditën ekijametit. Atyre do t’u vijë prej Allahutdiçka (një dënim), që as nuk kanë mundurta mendojnë." Ata do të përballen me tëkëqiat që i bënë me duart e tyre dhe përta, u bë i meritueshëm dënimi (i Allahut)për shkak të asaj, me të cilën talleshin.”[Zumer 47, 48]. Ose: “Dhe askush të mosthotë: “Ah i mjeri unë që e shpërfillaadhurimin dhe bindjen ndaj Allahut dheqeshë nga ata që talleshin (me besimindhe besimtarët)!” Ose të mos thotë:“Sikur të më kishte udhëzuar Allahu (nërrugë të drejtë), unë me siguri do të kishaqenë prej të devotshmëve.” Apo, kur tashohë dënimin të thotë: “Sikur të ishakthyer edhe një herë (në dynja) unë mesiguri do të isha prej vepërmirëve.” Jo. Tytë patën ardhur argumentet e Mia dhe ti ipërgënjeshtrove ato, u tregove kryeneçdhe u bëre prej atyre që e mohojnëBesimin (e vërtetë). [Zumer 56, 59].” Këtoishin fjalët e Ibn Kajjimit në lidhje me këtëçështje. [Shih në librin “Bedâiul feuaid” tëImam Ibnul Kajim-it]

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë