Sureja El-Insan (Njeriu — الإنسان) (Ajet 27)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




76 El-Insan(الإنسان), Ajet 27

إِنَّ هَٰؤُلَاءِ يُحِبُّونَ الْعَاجِلَةَ وَيَذَرُونَ وَرَاءَهُمْ يَوْمًا ثَقِيلًا 27 ٢٧

E, me të vërtetë, këta (jobesimtarët) e duan jetën e këtushme, e nuk e përfillin Ditën e vështirë (Kijametin) që do t’u vie. (27)

Tefsiri

Vërtet, ata e duan shumë këtë jetë dhe e shpërfillin Ditën e Rëndë, që i pret. –

Kuptimi: Mohuesit, të cilët nuk të besojnë si profet, edhe pse u ballafaquan me shumë argumente, këshilla e paralajmërime për të pranuar të vërtetën, përsëri i japin përparësi dynjasë së shpejtë, duke e gjetur prehjen tek ajo. Ata i përkushtohen tërësisht asaj dhe e braktisin të vërtetën, duke harruar se i pret një ditë e rëndë dhe e vështirë, dita e Kijametit, gjatësia e së cilës është pesëdhjetë mijë vjet, me llogarinë tuaj. Ajo do të jetë një ditë e vështirë, sikurse thuhet në ajetin tjetër: “Të tmerruara do të jenë shikimet e tyre. Ata do të dalin prej varreve si karkaleca të shpërndarë, Duke shpejtuar drejt Lajmëtarit. Jobesimtarët do të thonë: “Kjo është ditë e vështirë”. [Kamer 7, 8]. Ata i përkushtohen kësaj bote, a thua se janë krijuar thjesht për këtu!

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë