Sureja Fusilet (Të Detajuarat — فصلت) (Ajet 17)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




41 Fusilet(فصلت), Ajet 17

وَأَمَّا ثَمُودُ فَهَدَيْنَاهُمْ فَاسْتَحَبُّوا الْعَمَىٰ عَلَى الْهُدَىٰ فَأَخَذَتْهُمْ صَاعِقَةُ الْعَذَابِ الْهُونِ بِمَا كَانُوا يَكْسِبُونَ 17 ١٧

Dhe, Themudit, Ne ia kemi treguar rrugën e drejtë, por ata e deshën (preferuan) verbërimin e jo rrugën e drejtë, andaj ata i goditi dënimi i stuhishëm, poshtërues, për atë që kanë punuar; (17)

Tefsiri

Sa u përket

(popullit të)

Themudit, Ne ia treguam udhën e drejtë, ... -

Themudi është një popull i njohur, që ka jetuar në El Hixhr dhe në rrethinat e saj. Allahu i Lartësuar dërgoi tek ata profetin Salih (a.s.), për t’i ftuar në teuhid dhe për t’i ndaluar nga shirk-u. Ai u solli atyre si mrekulli një deve të madhe dhe i urdhëroi që t’i ndanin ditët me devenë për shfrytëzimin e ujit dhe burimeve të tij: një ditë për devenë, një ditë për ta. Një ditë pinin ujë dhe ditën tjetër pinin nga qumështi i devesë, edhe pse nuk shpenzonin gjë për ushqimin dhe mirëmbajtjen e saj. Ajo thjesht ushqehej në tokën e Zotit. Siç shihet, kjo qe një shenjë shumë e qartë për të gjithë atë popull, shenjë e cila nuk u linte atyre asnjë justifikim.

... por ata parapëlqyen verbërinë

(e zemrës)

kundrejt Udhëzimit. Prandaj i kapi tmerri i dënimit poshtërues për shkak të asaj që kishin vepruar. -

Allahu i Lartësuar ua tregoi qartë rrugën e vërtetë, dhe ky fakt përforcohet në këtë ajet, ku thuhet: “Ne ua treguam udhën e drejtë”. Të gjithë popujve që u dërgoi profet Allahu i Lartësuar ua qartësoi plotësisht të vërtetën dhe u solli mrekulli, që të mos kishin më asnjë justifikim për mosbesimin, por në rastin e Themudit, mrekullia ishte aq e dukshme dhe aq e qartë, sa çdokush e pa dhe e dëshmoi, i madh dhe i vogël, burra e gra. Megjithatë, për shkak të ligësisë dhe padrejtësisë së tyre, ata dëshiruan më shumë verbërinë kundrejt udhëzimit, deshën kufrin dhe padrejtësinë kundrejt besimit dhe bamirësisë, zgjodhën injorancën dhe shirk-un kundrejt diturisë dhe adhurimit të Zotit si Një dhe të Vetëm. Pra, Allahu i Lartësuar nuk u bëri ndonjë padrejtësi atyre.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë