Sureja Fusilet (Të Detajuarat — فصلت) (Ajet 21)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




41 Fusilet(فصلت), Ajet 21

وَقَالُوا لِجُلُودِهِمْ لِمَ شَهِدْتُمْ عَلَيْنَا ۖ قَالُوا أَنْطَقَنَا اللَّهُ الَّذِي أَنْطَقَ كُلَّ شَيْءٍ وَهُوَ خَلَقَكُمْ أَوَّلَ مَرَّةٍ وَإِلَيْهِ تُرْجَعُونَ 21 ٢١

Ata u thonë lëkurave të tyre: “Pse dëshmuat kundër nesh?” e ato përgjigjen: “Perëndia, na ka bërë që të flasim – ashtu siç i ka dhënë aftësinë e të folurit çdo sendi. Ai u ka krijuar për herë të parë dhe tek Ai do të ktheheni (përsëri)”. (21)

Tefsiri

Ata do t’u thonë lëkurave të veta: “Përse dëshmoni kundër nesh? -

Ky fakt dëshmon që të gjitha organet do të dëshmojnë. Pra, kuptimi është: Përse dëshmoni kundër nesh, ndërkohë që ne jemi përpjekur gjithmonë t’ju mbrojmë dhe t’ju kënaqim?!

Ato do thonë: “Është Allahu Ai që na ka bërë të flasim, Ai që ia ka dhënë të folurit gjithçkaje.” -

Kuptimi: Është jashtë mundësive tona që të mos dëshmojmë të vërtetën, kur është Allahu i Madhërishëm Ai që na bëri të flasim. Dëshira dhe urdhri i Tij nuk mund të kundërshtohen.

“Është Ai që ju krijoi ju herën e parë dhe vetëm tek Ai do të ktheheni” -

Ashtu sikurse ju ka krijuar ju, me trup dhe shpirt, po ashtu Ai ka krijuar edhe aftësinë tuaj për të folur. Pastaj, ju do të ktheheni tek Allahu, i Cili do t’ju shpërblejë për ato që keni bërë. Ka shumë mundësi, gjithashtu, që këto fjalë t’i referohen vërtetësisë së ringjalljes. Domethënë, Allahu që ju krijoi herën e parë është i Plotfuqishëm që t’ju rikrijojë dhe t’ju ringjallë, për t’ju llogaritur dhe shpërblyer për punët tuaja.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë