Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
ذَٰلِكَ جَزَاءُ أَعْدَاءِ اللَّهِ النَّارُ ۖ لَهُمْ فِيهَا دَارُ الْخُلْدِ ۖ جَزَاءً بِمَا كَانُوا بِآيَاتِنَا يَجْحَدُونَ
Ky zjarri është dënimi i armiqve të Perëndisë. Në te është vendbanimi i përhershëm i tyre. Ky është dënim për ta, ngase kanë qenë mohues të ajeteve Tona. (28)
Ky është ndëshkimi për armiqtë e Allahut: Zjarri. Atje është Shtëpia e tyre e Përhershme, -
Ky është ndëshkimi i atyre që luftojnë kundër Allahut dhe kundër të dashurve të Tij. Ata mohojnë të vërtetën, duke e konsideruar atë si gënjeshtër, madje e paraqesin atë si rrugë të shtrembër në mënyrë të vazhdueshme dhe këmbëngulëse. Zjarri ka për të qenë vendqëndrimi i tyre i përjetshëm. Atyre nuk do t’u lehtësohet aspak ky ndëshkim dhe kurrë nuk kanë për t’u ndihmuar.... si shpërblim për refuzimin e padrejtë të argumenteve Tona. -
Ato janë ajete dhe fakte të qarta, argumente të prera, të cilat sjellin siguri e bindje. Pa dyshim, mohimi me urrejtje dhe armiqësia ndaj tyre konsiderohet si padrejtësia më e madhe.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë