Sureja Fusilet (Të Detajuarat — فصلت) (Ajet 32)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




41 Fusilet(فصلت), Ajet 32

نُزُلًا مِنْ غَفُورٍ رَحِيمٍ 32 ٣٢

si gosti prej Atij që falë shumë dhe që është mëshirues”. (32)

Tefsiri

“Kjo është dhuratë nga Ai që është Falës i Madh e Mëshirëplotë.” -

I gjithë ky shpërblim kaq i madh, e gjithë kjo mirësi e përjetshme është begati dhe bujari e Allahut të Madhërishëm, i Cili përmend dy emra të mrekullueshëm të Tij. Ai është Falësi i Madh, i Cili fal gjynahet dhe mangësitë e robërve të Tij. Allahu është gjithashtu Mëshirëploti, i Cili jep forcën dhe suksesin për të vepruar çdo të mirë, dhe pastaj i pranon ato, pavarësisht nga mangësitë e tyre. Me faljen e Tij, Allahu largon të keqen prej njerëzve, ndërsa me mëshirën e Tij, Ai u mundëson të arrijnë të mirat dhe gjërat që dëshirojnë.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë