Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَمِنْ آيَاتِهِ أَنَّكَ تَرَى الْأَرْضَ خَاشِعَةً فَإِذَا أَنْزَلْنَا عَلَيْهَا الْمَاءَ اهْتَزَّتْ وَرَبَتْ ۚ إِنَّ الَّذِي أَحْيَاهَا لَمُحْيِي الْمَوْتَىٰ ۚ إِنَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ
Njëri nga argumentet e Tij është edhe ai që ti e sheh tokën të përulur – të thatë, e kur e lëshojmë në të shiun, toka lëvizë dhe gjallohet. Me të vërtetë Ai që e ngjallë atë, i ngjallë edhe të vdekurit. Me të vërtetë, Ai është i pushtetshëm për çdo gjë. (39)
Nga Shenjat e Tij është edhe toka, që ti e sheh të thatë e të shkretë e, kur Ne i lëshojmë asaj shiun, ajo gjallërohet e
(prodhimi)shtohet. -
Prej shenjave madhështore që dëshmojnë për pushtetin dhe mbretërinë e plotë të Allahut dhe për faktin se Ai është i Vetëm në sundimin dhe administrimin e çështjeve të krijesave, është edhe toka e tharë dhe e pajetë, e cila, kur Allahu i Lartësuar zbret shiun nga qielli, ajo ringjallet, merr jetë dhe fillon të gëlojë. Prej saj lulëzon bimësi e madhe, si furnizim për njerëzit dhe kafshët. Kështu zbret jeta nga qielli dhe përhapet begatia dhe gëzimi.Nuk ka dyshim se Ai që e gjallëron atë, do t’i ngjallë të vdekurit,.. -
Kuptimi: Është po ky Krijues Madhështor, që kujdeset për ju dhe që risjell jetën në tokën e vdekur, Ai i Cili do t’i ringjallë të vdekurit e do t’i nxjerrë nga varret e tyre Ditën e Ringjalljes.sepse Ai është i Plotpushtetshëm për çdo gjë. -
Pra, ashtu sikurse është i Plotpushtetshëm për të ringjallur tokën pas vdekjes së saj, po ashtu Allahu është i Plotpushtetshëm që të ringjallë të vdekurit nga varret e tyre.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë