Sureja Fusilet (Të Detajuarat — فصلت) (Ajet 40)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




41 Fusilet(فصلت), Ajet 40

إِنَّ الَّذِينَ يُلْحِدُونَ فِي آيَاتِنَا لَا يَخْفَوْنَ عَلَيْنَا ۗ أَفَمَنْ يُلْقَىٰ فِي النَّارِ خَيْرٌ أَمْ مَنْ يَأْتِي آمِنًا يَوْمَ الْقِيَامَةِ ۚ اعْمَلُوا مَا شِئْتُمْ ۖ إِنَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ بَصِيرٌ 40 ٤٠

Me të vërtetë, ata që i shtrembërojnë argumentet Tona, nuk do të jenë të fshehtë te Ne. e, a është më e mirë ai që do të hidhet në zjarr apo ai që në Ditën e Kijametit do të vie i qetë? Punoni çka të doni (se ju gjen ajo çka ju takon), e Ai, me të vërtetë, i sheh të gjitha çka punoni ju. (40)

Tefsiri

Ata që i shtrembërojnë ajetet Tona, nuk munden kurrë të na fshihen. -

Këtu flitet për shtrembërimin e të vërtetës së ajeteve të Allahut, me çfarëdolloj mënyre qoftë ajo. Mënyrat e shtrembërimit të së vërtetës që sjellin ajetet e Zotit janë të shumta, si për shembull:- mohimi dhe refuzimi i plotë i ajeteve;- mohimi i përcjellësve të këtyre ajeteve ose konsiderimi i tyre si gënjeshtarë;- tjetërsimi i ajeteve, ndryshe nga ç’janë në realitet;- shpjegimi i tyre me kuptime që Zoti kurrë nuk ka dashur apo synuar prej tyre.Të gjithë ata që cenojnë ajetet e Tij në këto mënyra, Allahu i Madhëruar i kërcënon duke u kujtuar se ata nuk mund t’i fshihen kurrë Atij. Ai është Mbikëqyrësi i përhershëm i tyre, i cili u di dhe u sheh të jashtmen dhe të brendshmen. Le ta dinë ata se Ai do t’i shpagojë me drejtësi, për cenimin e ajeteve të Tij dhe për çdo gjë tjetër që kanë bërë.

Si mendoni, a është më i mirë ai që hidhet në Zjarr, apo ai që në Ditën e Gjykimit vjen i sigurt? -

A janë njëlloj ata që do të hidhen në Zjarr - siç janë cenuesit e ajeteve të Zotit - me ata që në Ditën e Gjykimit do të vijnë të sigurt nga ndëshkimi i Zotit, duke merituar shpërblimin dhe begatitë e Tij? Sigurisht që dihet se cila është përgjigjja. Më tej, Allahu i Madhëruar i paralajmëron robërit duke u thënë:

Veproni si të dëshironi, -

Bëni si të dëshironi: ose ndiqni rrugën e drejtë, e cila ju çon në kënaqësinë e Allahut dhe te Xheneti i Tij, ose ndiqni rrugën e mashtrimit, që ju çon në zemërimin e Allahut dhe në ndëshkim. Por gjithmonë kujtoni një të vërtetë të përhershme:

... por ta dini se Ai shikon gjithçka që ju bëni. -

Allahu shikon dhe di gjithçka që ju veproni dhe synoni, dhe për këtë do t’ju shpërblejë me drejtësinë dhe bamirësinë e Tij, secilin sipas veprave të veta. Pastaj i Lartësuari thotë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë