Sureja Fusilet (Të Detajuarat — فصلت) (Ajet 48)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




41 Fusilet(فصلت), Ajet 48

وَضَلَّ عَنْهُمْ مَا كَانُوا يَدْعُونَ مِنْ قَبْلُ ۖ وَظَنُّوا مَا لَهُمْ مِنْ مَحِيصٍ 48 ٤٨

Humbën (prej tyre) ata që i adhuronin më parë, dhe ata (tani), e dinë se nuk ka strehim për ta. (48)

Tefsiri

Kështu zhduken ata që adhuroheshin më parë ... -

Çdo gjë që ata kanë adhuruar veç Allahut do të zhduket. Çdo besim, për hir të së cilit kanë harxhuar jetën e tyre, do të zhduket. Çdo gjë që kanë adhuruar veç Allahut dhe mendonin se do t’u sillte dobi apo do t’i ruante, do të zhduket sikur të mos kishte ekzistuar kurrë. Kështu, do të dështojnë përpjekjet e tyre, do të shuhen shpresat dhe ëndrrat e tyre. Idhujt e tyre nuk do t’u vlejnë për asgjë. Në këto momente:

... e ata binden se nuk kanë më shpëtim. -

Për ta nuk ka më ndihmës apo shpëtimtarë, nuk ka më strehë, ku mund të futen e të mbrohen. Ky do të jetë përfundimi për ata që adhurojnë diçka tjetër veç Zotit. Allahu i Lartësuar i sjell këto paralajmërime, që robërit të ruhen nga idhujtaria dhe t’i përkushtohen vetëm Atij.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë