Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
لَا يَسْأَمُ الْإِنْسَانُ مِنْ دُعَاءِ الْخَيْرِ وَإِنْ مَسَّهُ الشَّرُّ فَيَئُوسٌ قَنُوطٌ
Njeriu nuk mërzitet kurrë duke kërkur të mirën (te Perëndia), e nëse e godet e keqja, ai menjëherë bie në dëshpërim dhe humbë shpresën. (49)
Njeriu nuk lodhet së luturi për mirë... -
Njeriu nuk resht asnjëherë së luturi për kërkesat dhe synimet e tij. Ai gjithmonë e lut Allahun për pasuri, mall, fëmijë e bukuri të tjera të kësaj dynjaje. Ai punon dhe shpenzon të gjithë energjitë e veta për t’ia arritur këtyre synimeve dhe gjithmonë është i pakënaqur, sado që të arrijë, pak apo shumë. Sado e madhe të jetë pasuria e dynjasë që ai zotëron, gjithmonë do të kërkojë shtesë....por kur atë e godet e keqja, ai ligështohet shumë dhe humb e shpresën. -
Por kur goditet nga ndonjë e keqe, si sëmundje, varfëri etj., ai e humbet shpresën nga mëshira e Zotit dhe mendon se i ka ardhur fundi, duke e lëshuar veten e duke hequr dorë nga përpjekjet. Kështu janë njerëzit në përgjithësi, përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira. Ata, nëse u vijnë të mira dhe gjëra që i duan, falënderojnë Allahun, madje druhen se mos ndoshta këto mirësi bëhen gradualisht shkak për t’u kënaqur me këtë dynja dhe për të gjetur prehjen në të. Ndërsa kur i godet ndonjë sprovë në veten, pasuritë apo fëmijët e tyre, ata bëjnë durim, shpresojnë mëshirën dhe çlirimin nga Zoti i tyre dhe kurrë nuk e lëshojnë veten. Pastaj i Lartësuari thotë:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë