Sureja Fusilet (Të Detajuarat — فصلت) (Ajet 4)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




41 Fusilet(فصلت), Ajet 4

بَشِيرًا وَنَذِيرًا فَأَعْرَضَ أَكْثَرُهُمْ فَهُمْ لَا يَسْمَعُونَ 4 ٤

si sihariques dhe paralajmërues, por shumica e tyre janë shmangë (prej studimit të tij) e nuk duan të dëgjojnë, (4)

Tefsiri

Që jep sihariqe dhe paralajmërime, por shumica e tyre

(njerëzve)

i kthejnë shpinën dhe nuk dëgjojnë. -

Kur'ani i përgëzon ata që e pranojnë dhe zbatojnë atë për shpërblime të shumta në dynja dhe ahiret. Por ai edhe paralajmëron për dënime të dhimbshme në jetën e dynjasë dhe në ahiret ata që e shpërfillin dhe nuk e vënë në zbatim. Megjithëse cilësitë e këtij libri bëjnë që ai të pranohet, të respektohet, të besohet dhe të zbatohet lehtësisht, shumica e krijesave i kthejnë shpinën atij me mendjemadhësi dhe mospërfillje. Ata nuk e dëgjojnë Kur'anin, me kuptimin që nuk e pranojnë atë, edhe pse mund ta dëgjojnë me veshë atë. Ose dëgjimi i tyre nuk u sjell dobi, madje zhvleftëson çdo lloj justifikimi para Zotit për moszbatimin e porosive të Tij.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë