Sureja Fusilet (Të Detajuarat — فصلت) (Ajet 54)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




41 Fusilet(فصلت), Ajet 54

أَلَا إِنَّهُمْ فِي مِرْيَةٍ مِنْ لِقَاءِ رَبِّهِمْ ۗ أَلَا إِنَّهُ بِكُلِّ شَيْءٍ مُحِيطٌ 54 ٥٤

E, ata, me siguri, dyshojnë në takimin me Zotin e tyre. Dinie se, Ai (Perëndia), i përfshinë të gjitha gjërat (me fuqi dhe dijeni). (54)

Tefsiri

Vërtet, ata janë në dyshim për takimin me Zotin e tyre, ... -

Ata janë të pasigurt për ringjalljen dhe për llogarinë në Ditën e Gjykimit. Për sytë e tyre ekziston veçse jeta e kësaj bote, prandaj ata nuk punojnë aspak për ahiretin dhe nuk i kushtojnë fare rëndësi atij. Por të mos harrojnë:

... por le ta dinë se pushteti i Tij përfshin gjithçka. -

Allahu i Madhërishëm përfshin gjithçka me dijen, pushtetin dhe krenarinë e Tij. Askush nuk del jashtë kësaj diturie dhe askush nuk mund t’i shmanget pushtetit të Fuqiplotit.Këtu përfundon edhe tefsiri i sures Fussilet, me mirësinë e Allahut të Lartësuar!

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë