Sureja Fusilet (Të Detajuarat — فصلت) (Ajet 8)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




41 Fusilet(فصلت), Ajet 8

إِنَّ الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ لَهُمْ أَجْرٌ غَيْرُ مَمْنُونٍ 8 ٨

Me të vërtetë, ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira do të kenë shpërblim të pandërprerë. (8)

Tefsiri

Nuk ka dyshim se ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira kanë shpërblim të pandërprerë. -

Ata që besojnë Kur'anin dhe gjithçka që mëson ai, pastaj e vërtetojnë këtë besim me vepra të mira, të sinqerta dhe në përputhje me porositë e Zotit të tyre, përgëzohen me një shpërblim të madh, i cili kurrë nuk ka për t’u ndërprerë dhe as për të mbaruar. Ai do të jetë i vazhdueshëm gjatë gjithë kohës, në përjetësi, madje do të shtohet dhe do të zbukurohet gjithnjë e më shumë në çdo çast që kalon. Në Xhenet do të kenë të gjitha llojet e kënaqësive dhe mirësive, që ata t’i shijojnë dhe dëshirojnë.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë