Ai ka caktuar për ju si fe ... -
Feja është mirësia më e madhe që Allahu u ka falur adhuruesve të Tij. Ai ka caktuar për ta fenë e përkryer, të mrekullueshme, më të pastrën dhe më të ndriturën. Kjo është feja Islame, të cilën Ai ua ka falur më të zgjedhurve dhe më të mirëve ndër adhuruesit e Tij. Madje, Allahu na tregon se kjo fe e ndritur ka qenë po ajo që Ai ua dhuroi edhe më të zgjedhurve ndër më të zgjedhurit, që ishin pesë profetët e Tij, emrat e të cilëve përmenden në këtë ajet.
… atë me të cilën urdhëroi Nuhun, atë që ta shpalli ty, si dhe atë me të cilën e patëm urdhëruar Ibrahimin, Musain dhe Isain. -
Islami është feja e krijesave më të zgjedhura dhe më të larta. Pa dyshim, për këta njerëz të mrekullueshëm Allahu i Lartësuar do të zgjidhte fenë më të mrekullueshme. Madje, kjo fe do të ishte ajo që do të përkryente madhështinë e tyre. Pa Islamin, askush nuk do të lartësohej dhe nuk do të rregullohej. Islami është shtëpia e lumturisë dhe baza e përsosmërisë. Islami është pikërisht feja që na mëson ky libër i shenjtë, Kur'ani. Ai na fton që ta njësojmë Allahun e Lartësuar, të punojmë sipas porosive të Tij dhe të pajisemi me moralin që ai na mëson.
(Porosia ishte)Nënshtrohuni në fenë e drejtë ... -
Allahu i Lartësuar urdhëron që të zbatohen të gjitha ligjet dhe dispozitat e fesë, themelore apo jo qofshin ato. Ai urdhëron që të zbatojmë fenë në veten tonë dhe të përpiqemi sa më shumë për bamirësi ndaj njëri-tjetrit, duke bashkëpunuar për vepra të mira dhe jo për gjynahe dhe armiqësi.
...dhe mos u përçani në të! -
Synimi ynë të jetë gjithmonë uniteti, si për çështjet themelore të fesë, edhe për degëzimet e saj. Nuk duhet të na përçajnë çështjet ku kemi mendime të ndryshme. Nuk duhet të bëhemi armiq të njëri-tjetrit, ndërkohë që themeli ynë i përbashkët është Islami, njëjësimi i Allahut në adhurim dhe ndjekja e Traditës së Profetit (a.s.). Disa nga adhurimet apo ritet fetare që na ftojnë në bashkim janë haxhi, bajramet, namazet me xhemat, xhihadi etj., të cilat nuk janë të plota nëse besimtarët nuk grumbullohen bashkë për t’i kryer ato.
Për idhujtarët është e rëndë ajo në të cilën ju i ftoni. -
Kuptimi: Për idhujtarët janë shumë të vështira ato gjëra në të cilat ti i fton. Kështu, ti i fton ata që të jenë të sinqertë në adhurimin e Allahut si Një të vetëm dhe të largohen nga adhurimi i çdo gjëje tjetër veç Tij. Njësimi i Zotit në adhurim dhe largimi nga idhujtaria është diçka shumë e vështirë për ta, sikurse thotë i Madhëruari në ajete të tjera: “Kur përmendet Allahu, Ai që është Një dhe i Vetëm, zemrat e atyre që nuk besojnë në Jetën Tjetër mbushen me neveri
(e pakënaqësi). Por, kur përmenden të tjerë, përveç Tij, ja, ata mbushen me gëzim.” [Zumer 45]. “A po i zëvendëson zotat me një Zot të vetëm?! Kjo është vërtet, shumë e çuditshme.” [Sad 5]
Allahu përzgjedh për këtë
(fe)atë që Ai do ... -
Allahu i Urtë dhe i Gjithëditur përzgjedh mes krijesave të Tij atë që meriton të zgjidhet, për të bartur Shpalljen e Tij dhe për t’u bërë i zgjedhuri dhe i dashuri i Tij. Nga kjo kuptohet se është pikërisht Allahu i Urtë dhe i Gjithëditur Ai që e përzgjodhi dhe e dalloi këtë umet mbi të gjithë umetet e tjera dhe përcaktoi për ta fenë më të mirë dhe më të plotë.
... dhe e udhëzon në të atë që i kthehet Atij. -
Fjala është për kthimin tek Allahu i Lartësuar me pendesë dhe me sinqeritetin për t’iu bindur Atij. Është pikërisht kjo që kërkohet prej robit, nëse dëshiron të udhëzohet. Nëse robi pendohet sinqerisht tek Allahu, ai do të mund ta gjejë udhëzimin e plotë, që është dhuratë prej Allahut të Lartësuar. Nëse robi kthehet tek Zoti i tij, duke u penduar sinqerisht për gabimet e tij dhe me angazhimin për të bërë çdo gjë që e kënaq Allahun, atëherë ka bërë kthim të vërtetë tek Zoti i tij. Sinqeriteti i robit në qëllimin e tij për të arritur udhëzimin e vërtetë të Zotit dhe përpjekjet e mjaftueshme për arritjen e tij, janë nga shkaqet më të mrekullueshme që e lehtësojnë dhe e bëjnë të mundur arritjen e udhëzimit. Për hir të përpjekjeve të sinqerta të robit, Allahu i Lartësuar i dhuron atij udhëzimin e plotë, të cilin nuk mund t’ia japë askush tjetër veç Allahut. Në një ajet tjetër, i Lartësuari thotë: “Allahu udhëzon nëpërmjet tij në rrugët e shpëtimit ata që kërkojnë kënaqësinë e Tij dhe i nxjerr ata prej errësirave në dritë, me Lejen e Tij. Ai i udhëzon ata në një Rrugë të Drejtë.” [Maide 16]. Pra, jo çdokush që lexon Kur'anin mund të gjejë rrugën e drejtë dhe udhëzimin e plotë. Udhëzimin e vërtetë e gjejnë vetëm ata që Zoti ua dhuron atë, pas përpjekjeve të tyre të sinqerta për t’u penduar dhe për t’iu bindur të Gjithëditurit e të Urtit. Në këtë ajet, Allahu i Lartësuar thotë: “...dhe e udhëzon në të atë që i kthehet Atij.”. Ndërsa në një ajet tjetër, i Lartësuari urdhëron e thotë: “... ndiqe rrugën e atyre që janë kthyer tek Unë!” Duke qenë se sahabët (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ishin njerëzit që bënë kthimin më të plotë dhe më të sinqertë tek Allahu, këto ajete na japin të kuptojmë se qëndrimet dhe gjykimet e sahabëve janë baza mbi të cilat mund të ngresh gjykime fetare, sidomos kur flitet për Katër Kalifët e Drejtë, për pasimin e të cilëve na ka urdhëruar edhe Profeti a.s. shprehimisht kur ka thënë: “Ndiqni udhëzimin tim dhe të kalifëve të drejtë pas meje!..”Nuk ka dyshim se Allahu imadhërishëm është Krijuesi dhe Sunduesii krijesave. Nuk ndodh asgjë në qiell dhenë tokë pa lejën dhe përcaktimin e Tij tëurtë dhe të drejtë. Nuk ka dyshimgjithashtu edhe se udhëzimi ështëdhurata më e mirë që iGjithëmëshirëshmi u ka dhuruarnjerëzve. Udhëzimi është dhuratë e tëmadhërishmit të cilën Ai e dhuron ibazuar në dijen e Tij absolute dheurtësinë e Tij hyjnore. Thotë i Urti: “...porështë Allahu Ai që jua bën të dashurbesimin dhe jua zbukuron atë në zemrattuaja, ndërsa mosbesimin, shfrenimindhe kundërshtimin, jua bën që t’i urreni.Këta dhe vetëm këta janë të udhëzuarit(në Rrugën e Drejtë). Kjo është mirësi (edhuruar) prej Allahut. Allahu është iGjithëditur e i Urtë. Huxhurat 7,
8 Ai e dimë mirë se kush e meriton udhëzimin eTij dhe kush jo. Allahu i lartësuar askujtnuk i bën padrejtësi dhe është epapranueshme që, dikush të dojë rrugëne drejtë dhe i Gjithmëshirëshmi tadevijojë atë nga rruga e drejtë. Por imadhërishmi është i Drejtë dhe nuk ështëe pranueshme që Ai të gjykojë njëlloj simirënjohësit e bindur ndaj Tij ashtu edhepërbuzësit e mirësive që shkelin dheshpërfillin Kufijt e Tij. Thotë i lartësuari:"Mos vallë, do t’i trajtojmë njëlloj ata qëbesojnë dhe bëjnë vepra të mira me ataqë bëjnë shkatërrime në tokë? Apo mosvallë do t’i konsiderojmë njëlloj si tëdevotshmit dhe ata që janë gjynahqarë?"Sad
28 Dhe thotë: "Është e sigurt se përtë devotshmit do të ketë kopshte tëbegatshme te Zoti i tyre. A do t’ikonsiderojmë keqbërësit njëlloj simuslimanët?! Ç’është me ju? Si gjykoniashtu?! A mos keni ndonjë libër, nga i cilimësoni se ju do të keni atje çka tëdëshironi?! A mos keni ndonjë zotim tëmadh prej Nesh, që vazhdon deri nëKijamet, se do ta arrini atë që gjykoni dhedëshironi?!" Kalem 34-
39 Allahu ilartësuar me urtësinë dhe drejtësinë e Tijabsolute na ka njoftuar se pengesë përudhëzimin e plotëjanë disa gjëra. Për neështë detyrë që të ruhemi prej tyre që tëmos bëhemi shkak dhe pengesë që Ai tëna dhurojë udhëzimin e Tij të plotë. Prejkëtyre shkaqeve ndër më të rëndësishmejanë: Dhulmi (padrejtësia) me të gjithallojet e saj, fisku shfrenimi dhe shkelja ekufijve të Zotit, shpërfillja e ftesës sëAllahut dhe porosive të Tij. Për këto imadhëruari thotë: “Allahu nuk e udhëzonnë udhën e drejtë një popull të pa drejtë”
(dhulmi). Thotë gjithashtu: “Allahu nuk eudhëzon në udhën e drejtë një popull tëshfrenuar
(që shkel kufijtë e zotit)”. Dhethotë i lartësuari: “Por kur ata devijuan,edhe Allahu ua devijoi zemrat. Allahu nuke udhëzon në rrugë të drejtë një popullqë kalon kufijtë." Saf
5 Allahu i lartësuarka përcaktuar si udhëzues Kur’aninfamëlart dhe na ka njoftuar se vetëm aiqë e mori udhëzimin dhe dritën prej tijështë i udhëzuar në rrugën e drejtë. Ai eka lehtësuar këtë Kur’an për të marëmësim, por jo të gjithë përfitojnë prejudhëzimit të tij. Kështu pra udhëzimi iAllahut të lartësuar për krijesat është dyllojesh: udhëzim i përgjithshëm dheudhëzim i posaçëm. Përsa i përketudhëzimit të përgjithshëm (qartësimindhe sqarimin e të vë vtetës) Allahu ilartësuar atë ua ka ofruar të gjithëve,ndërsa udhëzimin e posaçëm nuk iadhuron veçse atyre të cilët i përzgjodhimes krijesave të Tij, i përzgjodhi me dijene Tij absolute dhe urtësinë e Tij hyjnore.Për të fituar udhëzimin e plotë apo tëposaçëm Allahu i lartësuar na ka mësuarse si të lutemi dhe këtë lutje e ka bërë tëdetyrueshme në çdo namaz. Ajo ështëlutja në zemër të sures Fatiha. Në varësitë çiltërsisë, sinqeritetit dhe përkushtimittë robit në këtë lutje do të jetë edhesuksesi që Zoti do ti japë atij dhe Zoti imadhërishëm është shumë më Bujar selutjet tona. Kjo pra është pjesa e robit:lutje e sinqertë për të fituar udhëzimin eposaçëm ashtu sikurse të mësoi Krijuesitë lutesh. Allahu i lartësuar thotë në njëhadith Kkudsij: “O robërit e Mi! Të gjithëju jeni të humbur përveç atyre që unë ikam udhëzuar. Kërkojeni udhëzimin prejmeje, që t’ju udhëzoj”. E pra, Allahu ilartësuar të gjithëve u ka dhënëmundësinë dhe aftësinë që të luten dhetë kërkojnë prej tij. Por dikush kërkon tëmirën dhe udhëzimin dikush tjetërkërkon këtë dynja dhe plotësimin edëshirave të tij ne të. Allahu askujt nuk ibën padrejtësi, por janë krijesat që meinjorancën dhe nxitimin e tyre kërkojnëpadrejtësinë. Le të sjelli këtu një fjalë tëshejhul islam Ibnu Tejmije rrethrrëndësisë së kësaj lutjeje dhe nevojës sërobit për të. Shejhul islam thotë: “Ajo duaqë është bërë e detyrueshme gjithmonënë çdo namaz, madje në çdo rekatnamazi, farz apo nafile qoftë ai, ështëpikërisht duaja brenda fatihasë, nënës sëĶur’ânit. Allahu i lartësuar na mëson qëtë lutemi dhe të themi: "Na udhëzo nërrugën e drejtë! Në rrugën e atyre të cilëti begatove, jo në rrugën e atyre qëmerituan Zemërimin dhe as në rrugën etë humburve." Ai na udhëzon dhe porositqë të lutemi me këtë lutje sepse çdonjeri, çdo rob, është i varfër dhe kanevojë të domosdoshme për atë qësynon të realizojë kjo dua, pra përudhëzimin në rrugën e drejtë. Nuk mundtë shpëtosh nga ndëshkimi dhe trishtimiveçse nëpërmjet kësaj duaje dhe nukmund të arrish lumturinë veçsenëpërmjet saj. Ai të cilit i shpëtoi kyudhëzim do të jetë ose nga ata qëmerituan zemërimin e Zotit, ose nga ataqë humbën rrugën dhe devijuan larg tëvërtetës. Ky udhëzim nuk mund tëegzistojë veç nëse e mundëson dhe edhuron Allahu i urtë dhe i Gjithëditur.Thotë i lartësuari duke e vërtetuar këtëfakt: “Atë që e udhëzon Allahu, ai është iudhëzuar dhe atë që Ai e lë në humbje, tinuk do të gjesh për të asnjë Mbështetësqë do ta çonte në Rrugën e Drejtë.” Kehf
17 Në këtë ajet ka argument të qartë qëhedh poshtë medhhebin e ķaderij-jeve tëcilët pretendojnë se robi nuk ka nevojëpër këtë udhëzim që e jep vetëm Zoti.Ata pretendojne se robi mund tëudhëzojë vetveten pa pasur nevojë përudhëzimin e Allahut të lartësuar. Pra robisipas tyre është i plotpushtetshëm për tëarritur edhe bindjen ndaj Zotit edhe përtë mos iu bindur Atij dhe për këtë nuk kaasnjë nevojë që Zoti ta udhëzojë. Sipastyre të gjithë janë njëlloj përsa i përketudhëzimit që marin prej Zotit dhe Ai nuk ika dalluar besimtarët me ndonjë udhëzimtë posaçëm vetëm për ta. Por këtë temëe kemi shtjelluar në tjetër vend. Këtukemi si qëllim të vërtetojmë faktin se çdorob është gjithmonë i varfër dhe nevojtarqë t’i ofrohet dhe mundësohet ky llojudhëzimi. Disa thonë: “Besimtarët që Zotii udhëzoi të besojnë nuk kanë më nevojëqë të kërkojnë udhëzimin prej Tij. Të tjerëi përgjigjen kësaj duke thënë: Kur lutemipër udhëzim, ne në të vërtetë, thjeshtkërkojmë forcimin e këtij udhëzimi tëdhënë nga Zoti”. Por si vërejtja dhepërgjigja nuk janë të drejta dhe të plota.Të dyja ato tregojnë për paditurinë e tyrepër gjendjen e njeriut dhe asaj me çfarëai është urdhëruar. Ŝirâŧul musteķîmrruga e drejtë shfaqet apo interpretohetduke kryer në çdo kohë dhe moment tëjetës ato vepra dhe për të folur ato fjalë,për të cilat je urdhëruar dhe të largoheshnga çdo punë e fjalë prej së cilave jendaluar. Rruga e drejtë nuk mund tërealizohet derisa të robit t’i lindë njëdëshirë e fortë për të punuar ato për tëcilat urdhërohet dhe t’i lindë një urrejtjee fortë e mjaftueshme për tu larguar ngaato prej të cilave ndalohet. Kjo është ajodija e shtjelluar dhe dëshira për tëvepruar. Por kjo dije dhe kjo dëshirë nukmund të përfytyrohet që të ndodhëpërnjëheresh dhe në një moment tëvetëm. Madje në çdo moment robi kanevojë që Allahu i lartësuar të vendosënë zemrën e tij ato lloj njohurish dhedëshirash (ambicje) për të zbatuar dhepunuar me atë dije në atë moment. Po.Është e vërtetë që me pranimin e islamitai ka arritur një nivel udhëzimi tëpërgjithshëm dhe dije të përgjithshmerreth faktit që Ķur’âni është ĥaķ, fejaislame është ĥaķ, profeti i islamit ështëĥaķ, etj si këto çështje të përgjithshme.Por ky udhëzim (dije dhe ambicje) ipërgjithshëm shpesh herë nuk është imjaftueshëm nëse atij nuk i dhurohet njëudhëzim i shtjelluar në çdo çështje që atiji del para në jetën e tij, çështje në të cilatshumë krijesa devijojnë dhe çoroditen.Nëse nuk të ofrohet udhëzimi (dija dheambicja) i posaçëm do të mbizotëroheshnga epshet (dëshirat e shfrenuar dhe tëdevijuara) dhe dyshimet. Sepse dyshimetdhe epshet (dëshirat e shfrenuara) embizotërojnë zemrën e robit dhe kjoështë natyra e tij gabimtare. Njeriu ukrijua đhalûmen xhehûlâ i pa drejtë dhe ipa ditur. Pra ai është i orientuar dhe iprirur që të jetë i pa ditur dhe të anojëdrejt plotësimit me çdo kusht tëdëshirave qoftë edhe sikur të jenë tëorjentuara drejt së keqes (sherrit). Praduke qenë me një natyrë të tillë aigjithmonë ka nevojë për një udhëzim tëposaçëm që të largojë paditurinë e tij sidhe për një ambicje dhe dëshirë të fortëpër drejtësi që të ekuilibrojë ndjenjat dheveprimet e tij, të vendosë një raport tëdrejtë mes dashurisë dhe urrejtjes,kënaqësisë dhe zemërimit, veprimit dhelënies (mos veprimit), dhënies dhe mosdhënies. Madje ai ka nevojë për njërregullator që ta ekuilibrojë atë nëgjithçka që duhet të flasë dhe veprojë nëkëtë jetë dhe ta shpëtojë nga tendencashumë e fuqishme e tij drejt đhulmitpadrejtësisë. Nëse Allahu i urtë dhe iGjithëditur nuk e pajis atë me dije dhedrejtësi të posaçme dhe të detajuar, nëçdo moment të jetës së tij, aipakthyeshmërisht do të anojë drejtnatyrës së tij të padrejtë dhe të paditurdhe kjo do ta largojë nga ŝirâŧulmusteķîm rruga e drejtë. ...” Mexhmuatulfetaua vëll
22 Ruga e drejtë është pasimi i Kur'anit eSunetit sipas metodologjise së sahabëvedhe brezave të parë të ummetit islam.