Sureja Abese (Ai u Vrenjt — عبس) (Ajet 4)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




80 Abese(عبس), Ajet 4

أَوْ يَذَّكَّرُ فَتَنْفَعَهُ الذِّكْرَىٰ 4 ٤

ose të këshillohet, e t’i sjell dobi atij këshillimi, (4)

Tefsiri

...ose të këshillohet dhe këshilla t’i bëjë dobi. –

Këta janë ata që përfitojnë nga mësimet e Zotit dhe të Profetit (a.s.). Kjo, pa dyshim, është një mirësi shumë e madhe, së cilës i duhet kushtuar vëmendje, sepse pikërisht për atë janë dërguar profetët dhe atë e synon çdo thirrës në fe. Përfundimisht, përkushtimi ndaj atyre që kërkojnë të vërtetën dhe që duan të pastrohen, është detyrë shumë e rëndësishme.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë