Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَهُوَ الَّذِي يُنَزِّلُ الْغَيْثَ مِنْ بَعْدِ مَا قَنَطُوا وَيَنْشُرُ رَحْمَتَهُ ۚ وَهُوَ الْوَلِيُّ الْحَمِيدُ
Ai, shiun e dërgon pasi që ata ta kenë humbur shpresën dhe e përhapë mëshirën e Vet; Ai është mbrojtës i vërtetë dhe i vetmi, i denjë për falenderim. (28)
Është Ai që, pasi ata i kanë humbur shpresat, u lëshon shiun dhe shpërndan mëshirën e Vet. -
Këtu flitet për shiun e madh dhe të dobishëm, nëpërmjet të cilit Allahu i Lartësuar u jep jetë njerëzve dhe vendeve. Ai vjen si mëshirë, edhe pasi njerëzit i kanë humbur shpresat se ai do të vijë. Kjo është mëshira e Allahut të Lartësuar për krijesat. Nëpërmjet shiut aq të dëshiruar, dalin bimë e fryte për njerëzit dhe kafshët e tyre. Kur bie shi, njerëzit gëzohen për jetën dhe mëshirën që Zoti po u fal.Ai është
(Kujdestari)Mbikëqyrësi, i Lavdëruari. -
Allahu mbikëqyr dhe kujdeset për robërit e Vet, që ata të rregullojnë dynjanë dhe ahiretin e tyre. Ai është i Lavdëruar për kujdesin e Tij ndaj tyre dhe për mirësitë e shumta që dhuron, por edhe për atributet e tjera të mrekullueshme që Ai ka.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë