Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَمَا أَنْتُمْ بِمُعْجِزِينَ فِي الْأَرْضِ ۖ وَمَا لَكُمْ مِنْ دُونِ اللَّهِ مِنْ وَلِيٍّ وَلَا نَصِيرٍ
Dhe, ju nuk mund t’i shmangeni Atij në tokë dhe pos Perëndisë, nuk ka për ju (tjetër) mbrojtës as ndihmës. (31)
Ju nuk mund t’i shpëtoni dënimit në Tokë ... -
Kuptimi: Ju nuk mund ta bëni pushtetin dhe forcën e Zotit të paaftë mbi ju. Të paaftët dhe të pafuqishmit jeni ju, që jetoni në tokë. Ju nuk mund të pengoni asnjë urdhër që i Madhëruari jep për t’u zbatuar në qiej dhe në tokë.... dhe nuk mund të gjeni ndonjë ndihmëtar e mbrojtës tjetër përveç Allahut. -
Nëse Sunduesi i vetëm dhe absolut i qiejve dhe i tokës urdhëron ndëshkimin tuaj, askush nuk mund t’ju marrë në mbrojtje prej Tij. Askush nuk mund t’ju mundësojë të arrini të mirat apo të shpëtoni nga të këqijat!Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë