Sureja Esh-Shura (Këshilla — الشورى) (Ajet 32)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




42 Esh-Shura(الشورى), Ajet 32

وَمِنْ آيَاتِهِ الْجَوَارِ فِي الْبَحْرِ كَالْأَعْلَامِ 32 ٣٢

Një prej argumenteve të Tij, janë anijet e mëdha si malet, që lundrojnë nëpër det. (32)

Tefsiri

Ndër Shenjat e Tij janë edhe anijet, të cilat lundrojnë në det dhe ngjajnë me malet. -

Shenja që dëshmojnë mëshirën e madhe të Allahut të Lartësuar për njerëzit janë edhe ligjet e fizikës, që Ai ka krijuar në gjithësi, të cilat njerëzit i shfrytëzojnë për nevojat e tyre në këtë botë. Këtu futen anijet e mëdha, që duken si male të larta në mes detit, sepse janë pikërisht ligjet e mrekullueshme të fizikës, - të cilat Allahu i ka bërë të tilla, - që i mbajnë anijet e mëdha mbi valët e detit. Pastaj, nëpërmjet tyre, njerëzit transportojnë gjithçka që dëshirojnë nëpër vende të largëta. Është Allahu që mundëson funksionimin e anijeve dhe që ua lehtëson lëvizjen atyre, pasi, në të kundërt:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë