Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَمَنْ يُضْلِلِ اللَّهُ فَمَا لَهُ مِنْ وَلِيٍّ مِنْ بَعْدِهِ ۗ وَتَرَى الظَّالِمِينَ لَمَّا رَأَوُا الْعَذَابَ يَقُولُونَ هَلْ إِلَىٰ مَرَدٍّ مِنْ سَبِيلٍ
Atë që Perëndia e shpie në humbje, për të nuk ka mbrojtës pas Tij. Dhe ti do të shohish se si zullumqarët, kur ta shohin dënimin, do të thonë: “A ekziston ndonjë rrugë për t’u kthyer?” (44)
Atë që Allahu e lë të humbur, nuk ka kush ta udhëzojë përveç Atij. -
Allahu i Lartësuar na tregon se Ai është i vetmi që e mundëson udhëzimin. Nëse Ai nuk të udhëzon në rrugën e drejtë, je i humbur dhe kurrë nuk mund ta gjesh udhëzimin pa ndihmën e Tij. Allahu i Lartësuar është i Gjithëditur dhe i Urtë, prandaj udhëzon në rrugën e drejtë veçse ata që e meritojnë të udhëzohen, ndërsa të padrejtët dhe të pabindurit e kërkojnë humbjen vetë dhe e refuzojnë udhëzimin e Tij. Ata që refuzojnë udhëzimin e të Madhëruarit dhe e shpërfillin ftesën e Tij, askush nuk mund t’i ndihmojë për të dalë nga humbja dhe të gjejnë udhën e drejtë.Do t’i shohësh keqbërësit që, kur ta vërejnë dënimin, do të thonë: ... -
Ajo është një skenë e frikshme, e trishtueshme dhe e pashpresë. Kur ata të shohin ndëshkimin që po u afrohet, do të pendohen shumë për çfarë kanë bërë në dynja. Ata do të brengosen për shpërfilljen e ftesës bujare të të Madhërishmit, por tashmë çdo gjë ka marrë fund dhe nuk kthehet më pas. Në një gjendje të tillë tmerri dhe dëshpërimi, ata do të thonë:A ka ndonjë rrugë për t'u kthyer
(në jetën tokësore)? – Kuptimi: A ka ndonjë mënyrë për t’u kthyer në dynja, që të veprojmë ndryshe nga ato që bëmë dhe që na futën këtu në Xhehenem? Kjo është një kërkesë e dëshpëruar, që kurrë nuk do t’u plotësohet.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë