Sureja El-Murselat (Të Dërguarit — المرسلات) (Ajet 39)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




77 El-Murselat(المرسلات), Ajet 39

فَإِنْ كَانَ لَكُمْ كَيْدٌ فَكِيدُونِ 39 ٣٩

e nëse dispononi me ndonjë dinakëri, përdoreni kundër Meje! – (39)

Tefsiri

Nëse keni ndonjë dredhi, atëherë ejani e bëjeni! –

Kuptimi: Nëse keni ndonjë mundësi të dredhoni për të dalë jashtë pushtetit dhe mbretërimit Tim dhe të shpëtoni prej ndëshkimit Tim, bëjeni! Por ju nuk keni asnjë mundësi për diçka të tillë, sikurse thuhet në një ajet tjetër: “O turma e xhindeve dhe e njerëzve, nëse keni mundësi të dilni përtej kufijve të qiejve e të Tokës, dilni! Por ju nuk mund ta bëni këtë, veçse me ndonjë fuqi të madhe.”. [Rahman 33]. Atë ditë do të shkatërrohen dhe humbasin të gjitha kurthet dhe intrigat e zullumqarëve. Ata do të dorëzohen të pafuqishëm ndaj ndëshkimit të Allahut dhe do të sigurohen plotësisht se ishin gënjeshtarë.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë