Sureja Esh-Shura (Këshilla — الشورى) (Ajet 50)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




42 Esh-Shura(الشورى), Ajet 50

أَوْ يُزَوِّجُهُمْ ذُكْرَانًا وَإِنَاثًا ۖ وَيَجْعَلُ مَنْ يَشَاءُ عَقِيمًا ۚ إِنَّهُ عَلِيمٌ قَدِيرٌ 50 ٥٠

ose i dhuron dy gjinitë: djem e vajza, e kë të dojë e bënë steril. Ai, në të vërtetë, është i Gjithëdijshëm dhe i Pushtetshëm. (50)

Tefsiri

Ai krijon çfarë të dojë. Ai i fal vajza atij që Ai do, e i fal djem, atij që Ai do. Ose fal edhe djem, edhe vajza. Ndërsa atë, që Ai dëshiron, e lë pa fëmijë. -

Me urtësinë e Tij, Allahu i Lartësuar i fal vetëm vajza dikujt që Ai dëshiron, ndërsa dikujt tjetër i fal vetëm meshkuj; ose i fal edhe djem, edhe vajza. Po ashtu, dikë tjetër, - siç Allahu dëshiron, - e lë pa fëmijë. Çdo përcaktim i Allahut fsheh urtësi që ne nuk i dimë. Ai është i Urtë e i Gjithëditur, prandaj ne duhet të kënaqemi gjithmonë me përcaktimin e Tij dhe t’i shprehim mirënjohjen tonë për çdo gjë. Mirënjohësit janë të lumtur në çdo gjendje, ndërsa përçmuesit kurrë nuk kënaqen.

Ai është i Gjithëditur, i Plotpushtetshëm. -

Allahu është i Gjithëditur për krijesat e tij dhe i Plotpushtetshëm për gjithçka që dëshiron. Ai ka përcaktuar çdo gjë me përpikmëri dhe saktësi.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë