Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَلَوْ شَاءَ اللَّهُ لَجَعَلَهُمْ أُمَّةً وَاحِدَةً وَلَٰكِنْ يُدْخِلُ مَنْ يَشَاءُ فِي رَحْمَتِهِ ۚ وَالظَّالِمُونَ مَا لَهُمْ مِنْ وَلِيٍّ وَلَا نَصِيرٍ
E, sikur të dojë Perëndia, do t’i kishte bërë (të dy grupet) të një besimi, por Ai kë të dojë e shpie në mëshirën e Vet, kurse mohuesit nuk kanë as mbrojtës as ndihmës. (8)
Po të dëshironte, Allahu do t’i bënte ata një bashkësi të vetme, por Ai fut në mëshirën e Vet atë që do. -
Allahu i Lartësuar është i Plotfuqishëm për gjithçka. Po të donte, Ai mund t’i bënte të gjithë njerëzit të udhëzuar në rrugën e drejtë. Por Allahu Krenar dhe i Urtë dëshiron që në mëshirën e Tij të fusë ata që Ai dëshiron, duke i përzgjedhur dhe dalluar. Ndërsa të padrejtët, domethënë, ata që shkelin kufijtë e Zotit, ata të cilët nuk falënderojnë për mirësitë që u jepen dhe nuk bëjnë mirë, ata do të jenë të privuar nga mëshira e Zotit të gjithësisë. Për këta, Allahu i Lartësuar thotë:Për jobesimtarët nuk ka as miq dhe as ndihmëtarë. -
Për ata nuk do të ketë ndonjë mik, që t’i ndihmojë për ndonjë të mirë, dhe as ndihmëtar, që t’i ruajë nga e keqja që i pret.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë