Sureja Ez-Zukhruf (Stolitë — الزخرف) (Ajet 11)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




43 Ez-Zukhruf(الزخرف), Ajet 11

وَالَّذِي نَزَّلَ مِنَ السَّمَاءِ مَاءً بِقَدَرٍ فَأَنْشَرْنَا بِهِ بَلْدَةً مَيْتًا ۚ كَذَٰلِكَ تُخْرَجُونَ 11 ١١

Ai që prej qiellit lëshon ujë me masë, e që me të – Ne ngjallim tokën e vdekur. Kështu do të nxirreni edhe ju (prej varreve – të ringjallur); (11)

Tefsiri

Është Ai që lëshon shi nga qielli me masë, ... -

Allahu i Madhëruar e zbret shiun nga qielli me masë të caktuar, pra, jo më pak sesa është e nevojshme, dhe jo më shumë sesa duhet, që të dëmtojë njerëzit dhe vendet. Ai e zbret shiun si jetë dhe gjallëri, për të shpëtuar vendet nga shkretimi dhe për t’i mbushur njerëzit me shpresë, siç thotë më pas i Madhëruari:

... me të cilin i jep jetë tokës së shkretuar ... -

Nëpërmjet shiut, Allahu i Lartësuar ngjall një vend të shkretuar e të vdekur. Ky është një shembull i thjeshtë për të kuptuar pushtetin e plotë të Allahut për të ringjallur krijesat pas vdekjes së tyre. Pra, ashtu sikurse Ai është i Plotfuqishëm për të ringjallur një tokë pas vdekjes së saj, po ashtu është i Plotfuqishëm që të ringjallë edhe njerëzit pas vdekjes së tyre, siç thotë më tej:

Ja, kështu do të ringjalleni edhe ju

(prej varreve).! - Kuptimi: Edhe ju do të ringjalleni kështu Ditën e Gjykimit, për të marrë shpërblimin e punëve tuaja. Pra, sa herë që shohim shiun t’i japë jetë një toke të vdekur, le të kujtojmë ringjalljen dhe llogarinë tonë para Krijuesit të Drejtë dhe të Gjithëditur.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë