Sureja Ez-Zukhruf (Stolitë — الزخرف) (Ajet 24)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




43 Ez-Zukhruf(الزخرف), Ajet 24

قَالَ أَوَلَوْ جِئْتُكُمْ بِأَهْدَىٰ مِمَّا وَجَدْتُمْ عَلَيْهِ آبَاءَكُمْ ۖ قَالُوا إِنَّا بِمَا أُرْسِلْتُمْ بِهِ كَافِرُونَ 24 ٢٤

(Ai atyre) u tha: “Vallë, a nuk ju kam sjellë unë atë që më mirë e shënon rrugën e drejtë nga ajo që i keni gjetur te të parët tuaj (etërit)?” E, ata thanë: “Na, me të vërtetë, jemi mohues të asaj me të cilën jeni dërguar!” (24)

Tefsiri
Ai (Profeti)

u thoshte: “Vallë, edhe pse ju kam sjellë një udhëzim më të mirë nga ai që ju keni gjetur tek të parët tuaj?” -

Kuptimi: Nëse unë ju sjell një udhëzim më të drejtë se ai i të parëve tuaj, a do të më pasoni, vallë? Nëse vërtet synoni udhëzimin në rrugën e drejtë dhe gjetjen e të vërtetës, atëherë a do të më pasoni? Por ju nuk e dëshironi këtë.

Ata thoshin: “Ne e mohojmë atë gjë, për të cilën ju jeni dërguar.” -

Pra, ata nuk synonin gjetjen e udhëzimit të drejtë dhe të vërtetë, por thjesht dëshironin të vazhdonin në kotësitë dhe devijimin e trashëguar nga të parët e tyre, ku kishin gjetur rehati dhe kënaqësi për epshin dhe dëshirat e tyre.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë