Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
إِلَّا الَّذِي فَطَرَنِي فَإِنَّهُ سَيَهْدِينِ
pos Atij, që më ka krijuar (mua) – dhe, me të vërtetë, Ai më udhëzon në rrugën e drejtë”, (27)
“...Përveç Atij që më krijoi dhe më tregon udhën e drejtë.”! -
Allahu është i Dashuri dhe i Adhuruari im, të Cilit unë ia besoj çështjet e mia dhe i dorëzohem tërësisht. Unë shpresoj dhe i lutem Atij që të më udhëzojë tek e vërteta dhe të më japë forcë e sukses që të punoj e të jetoj sipas fesë së vërtetë. Ashtu sikurse Allahu më krijoi, ashtu si përkujdeset dhe administron çështjet e mia të kësaj dynjaje, ashtu jam i kënaqur dhe e lus Atë që të më udhëzojë në gjithçka që është e mirë për besimin, fenë dhe ahiretin tim.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë