Sureja Ez-Zukhruf (Stolitë — الزخرف) (Ajet 29)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




43 Ez-Zukhruf(الزخرف), Ajet 29

بَلْ مَتَّعْتُ هَٰؤُلَاءِ وَآبَاءَهُمْ حَتَّىٰ جَاءَهُمُ الْحَقُّ وَرَسُولٌ مُبِينٌ 29 ٢٩

Por Unë këta dhe etërit e tyre, i kam lënë në kënaqësi, përderisa u erdhi e Vërteta (Kur’ani) dhe Pejgamberi i qartë (me argumente), (29)

Tefsiri
Unë (thotë Zoti)

i lashë këta dhe etërit e tyre të kënaqen, ... -

Allahu i Madhëruar i begatoi ata me shumë mirësi, kurse ata u harruan në plotësimin e dëshirave të tyre të shfrenuara, derisa ato u bënë pikësynimi i vetëm i tyre. Dashuria për dynjanë vazhdoi të rritej dita-ditës, derisa u shndërrua në një lloj feje e tyre.

... derisa u erdhi e Vërteta dhe i Dërguari me fakte ... -

Kështu vazhduan ata, derisa u erdhi e vërteta dhe Profeti i qartë në mesazhin që përcillte, i mbështetur me mrekulli të shumta nga Zoti dhe i pajisur me moralin më të lartë. Ligji që solli ky profet ishte i plotë dhe tregues i të mirës në çdo kohë. Ai ishte në të njëjtën linjë me shpalljet hyjnore që sollën të gjithë profetët e tjerë. Vetë ftesa e tij për njësimin e Zotit tregon për vërtetësinë dhe besnikërinë e tij. Por, vallë, a ndryshuan ithtarët e Librit pas ardhjes së Profetit besnik? Vallë, a u hapën sytë dhe zemrat e tyre, për t’u çliruar nga dëshirat e shfrenuara dhe përkushtimi pas kësaj dynjaje? Thotë i Madhëruari:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë