Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَقَالُوا لَوْلَا نُزِّلَ هَٰذَا الْقُرْآنُ عَلَىٰ رَجُلٍ مِنَ الْقَرْيَتَيْنِ عَظِيمٍ
Dhe thanë (edhe këtë): “Sikur t’i kishte zbritur ky Kur’an ndonjë njeriu autoritativ prej njërit nga këto dy qytete (Mekkës dhe Taifës). (31)
Pastaj
(mohuesit kurejshë)thanë: “Përse të mos i zbriste ky Kur'an një njeriu të madh
(me famë)në këto dy qytete
(Meke dhe Taif)?!” - Kjo ishte kërkesa që parashtruan ata, me mendjet e tyre të prishura. Përse, pra, të mos i zbriste Kur'ani një njeriu me reputacion, që - sipas përcaktimit të tyre - duhej të ishte i pasur, i respektuar dhe zulmëmadh për banorët e qyteteve Mekë dhe Taif, si për shembull, Uelid Ibn Mugira apo ndonjë tjetër, që i përkiste parisë së tyre të respektuar. Por Allahu i Madhëruar, duke kundërshtuar këtë propozim të tyre të padrejtë, thotë:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë