Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَمَنْ يَعْشُ عَنْ ذِكْرِ الرَّحْمَٰنِ نُقَيِّضْ لَهُ شَيْطَانًا فَهُوَ لَهُ قَرِينٌ
Kush shmanget nga Këshilla (Kur’ani) e Mëshiruesit të Githëmbarshëm, Na do t’ia ngarkojmë djallin dhe ai do t’i bëhet shok atij. (36)
Kush i kthen shpinën përmendjes
(Mesazhit)të Zotit, Ne i shoqërojmë nga një shejtan, i cili nuk i ndahet kurrë. -
Këtë ndëshkim të rëndë e meriton Ai që dobësohet dhe e rrallon apo e braktis fare Përmendjen e Allahut dhe Mesazhin e Tij. Po çfarë është, në fakt, Përmendja dhe Mesazhi i Allahut, për të cilin bëhet fjalë këtu? Mesazhi i Allahut është Kur'ani madhështor, i cili është mëshira më e madhe e Mëshiruesit për krijesat e Tij. Kush e pranon këtë Kur'an, kanë fituar një dhuratë të madhe, pas së cilës do të arrijnë plot mirësi të tjera. Ndërsa ata që e refuzojnë ose e shpërfillin atë, kanë për të pësuar ndëshkim të rëndë, pas të cilit nuk ka më lumturi. Këtyre Allahu i Madhëruar u shoqëron një shejtan shumë dinak dhe tinzar, që u rri gjithmonë nga pas, pa iu ndarë asnjë çast. Ai i mbush me ëndrra boshe, i nxit për gjynahe dhe ua zbukuron ato. Përveç kësaj, i Madhëruari thotë:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë